Me 16. Dhjetor,2022,me fillim ora 12-te, në sallën “TekiDervishi” të bibliotekës se qytetit “Ibrahim Rugova” nëGjakovës, shkrimtari i mirënjohur Ibrahim Kadriu, përuroikompletin e librave të tij, botim i SHB. “Faik Konica”,2022 Prishtinë.

Ky manifestim i sotëm letrarë  kishte për qëllim edhe shënimin e 77 vjetorit të lindjes dhe 60 vjetorin e krijimtarisë se bujshme letrare të z. Ibrahim Kadriu, i cili, padyshim se në këtë rrugëtim, po le gjurmë të mirëfillta letrare në letërsinë shqipe, duke hapur mundësinë edhe për studime te gjeneratave të reja. Jo rastësisht, krijuesi Ibrahim Kadriu, në këto dy  përvjetorë, kishte  zgjedhur Gjakovën  për të ndarë gëzimin e tij, por ishte vlerësimi dhe respekti që ai reflekton për këtë qytet, si  kryeqytet i poezisë shqiptare dhe i kulturës në tërësi.

Përurimi i këtij manifestimi kulturo-letrarë, ishte pjesë e aktivitetit permanent vjetorë të SHI. “Jakova” në Gjakovë, e cilashënoi edhe 20 vjetorin e themelimit të saj.  Një veprim i qëlluar për një përvjetor të denjë i intelektualeve të Gjakovës. Këtë manifestim me peshë të veçantë letrare e moderoi poetja dhe aktivistja e njohur gjakovare, z. Mevlyde Saraçi, e cila, në fillimia kaloi fjalën prezantuese kryetarit të SHI. “Jakova” në Gjakovë, Prof. Dr. Ruzhdi Sefa, me ç ‘rast shpalosi qëllimin e aktivitetit dhe rëndësinë e përurimit të veprave të krijuesit të spikatur, z. Ibrahim Kadriu.

Pjesëmarrës në manifestimin e sotëm, salla “Teki Dervishi” Gjakovë.

Në vijimin përurues të aktivitetit, z. Mevlyde Saraçi, ia dha fjalën Prof. Dr. Anton Berishës, krijues e kritik letrarë me respekt në trojet tona shqiptare e jo vetëm. Me këtë rast prof. Anton Berisha, foli me epitet e fakte prezantuese për veprën eIbrahim Kadriut, duke veçuar disa nga titujt e veprave të tij, si pasuri shpirtërore e kulturore, me vlera te theksuara të interesit shoqërorë e kombëtarë.

Prof.Dr. Anton Berisha.

Padyshim se veprat e krijuesit Ibrahim Kadriu, do jenë të freskëta në të gjitha periudhat kohore për faktin se përmbajtja dhe mesazhi përçues në veprat e tij, janë kurdoherë aktuale dhe porosidhënëse për të gjithë brezat dhe moshat e lexuesve- tha z. Anton Berisha. Gjatë ligjërimit si njohës i mirë i kritikës letrare dhe i letërsisë shqipe në tërësi, prof. Dr. Anton Berisha, nuk la anash edhe poezitë e  autorit Ibrahim Kadriu, duke cekur vlerat e pakontestueshme poetike që bartë poezia e tij ndër vite. Për veprimtarinë letrare të Ibrahim Kadriut foli edhe kritiku e përkthyesi disa gjuhë ,Elvi  Sidheri nga Tirana, fjala e te cilit u mirëprit nga dashamirët e fjalës së shkruar, prezent në sallë.

Në mbarim të këtij  përurimi kulturo-letrarë me mjaft epitet, z. Ruzhdi  Sefa, kryetar i SHI. “Jakova” në Gjakovë, z. Ibrahim Kadriu i ndau MIRËNJOHJE me motivacion:

” Shkrimtarit i cili me veprën e tij letrare magjeps me mjeshtërinë e rrëfimit duke depërtuar thellë tek lexuesit e të gjitha shtresave e deri tek studiuesit e letërsisë”.

Ibrahim Kadriu, moment nga pranimi i Mirënjohjes nga z. Ruzhdi Sefa.

Momenti i pranimit të kompletit të librave nga autori:  në foto Prof .Dr. Kamber Kamberi dhe z. Engjëll Berisha.

Në fjalën përfundimtarë të z. Ibrahim Kadriu, pos që falënderoi  dashamirët e fjalës së shkruar artistike të qytetit të Gjakovës,  ndau edhe dy komplete librash, duke ua dhuruar njërin bibliotekës “Ibrahim Rugova” të Gjakovës, ndërsa tjetrin,bibliotekës së  Fakultetit Filologjik, Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Përurime të tilla, me krijues vlerash letrare, zgjojnë përherë kureshtjen e dashamirëve të fjalës së shkruar në qytetin tonë.

Gjakovë,

16.dhjetor,2022