Të gjitha në këmbët e Carlo Ancelottit. Trajneri italian arrin 28 tituj të fituar në karrierën e tij, pasi fitoi edhe këtë kampionat spanjol në krye të Real Madridit.

Nëpërmjet Instagramit, vetë Ancelotti, i cili nuk ishte në gjendje të festonte në fushë duke qenë se aritmetika erdhi pas disfatës së Barcelonës ndaj Girona, u shkruan fansave të tij: “E kemi bërë sërish, jemi KAMPIONË!!!

Sot kam vetëm fjalë falënderimi për lojtarët e mi, stafin tim, tifozët tanë dhe të gjithë njerëzit që përbëjnë këtë klub të mrekullueshëm nga presidenti deri te punonjësi i fundit. Nuk ka qenë një rrugë e lehtë, por në një sezon veçanërisht të komplikuar ky, Real Madrid ka treguar sërish pse është skuadra më e mirë në botë. Faleminderit të gjithëve për përkushtimin dhe cilësinë tuaj. Ishte spektakolare!!!

Mund të falënderoj vetëm madridistët për mbështetjen dhe dashurinë e tyre të pakushtëzuar. Kjo është për ju dhe ne do të festojmë së bashku fundjavën e ardhshme. HALA MADRID”.