Ndërsa në Evropë vazhdojnë thirrjet për ndalimin e Izraelit në “Eurovision 2024”, thuhet se kënga e dytë e paraqitur nga qeveria e Tel Avivit për këtë garë u refuzua sepse përmbante mesazh politik, transmeton “Anadol”..

Siç raporton faqja izraelite e lajmeve “Ynet”, në lajmin e bazuar në zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) anuloi këngën e dytë që Izraeli paraqiti për të marrë pjesë në garë.

Thuhet se kënga “Dance Forever”, si kënga e parë e paraqitur nga Izraeli në konkurs “October Rain”, i referohet sulmit të krahut ushtarak të Hamasit, Brigadave Izzeddin al-Qassam, më 7 tetor.

Në lajm u tha se kënga e dytë, ashtu si e para, u refuzua për shkak të përmbajtjes politike dhe se të dyja këngët u dërguan në garë së bashku. Në lajm thuhet se burime izraelite me njohuri për këtë çështje thanë se kërkimi i tyre për një zgjidhje me EBU-në vazhdon, por se janë “pesimist” për arritjen e një rezultati pozitiv.

Nga ana tjetër, në deklaratën e televizionit shtetëror izraelit “KAN” thuhet se ministri izraelit i Kulturës dhe Sportit, Miki Zohar ka kërkuar nga EBU që të miratojë këngën e parë që Izraeli ka paraqitur në garë.

Ndërsa dihet se vendet që dëshironin të merrnin pjesë në Eurovision Song Contest me këngë që përmbanin mesazhe politike ishin të ndaluara më parë, theksohet se EBU do të shqyrtonte këngën që Izraeli planifikonte të merrte pjesë në garë dhe do të vendosë për përshtatshmërinë e saj.

Pavarësisht kësaj, në deklaratën e bërë nga “KAN”, bëhet e ditur se nëse kënga izraelite që përmban mesazh politik refuzohet nga EBU, kënga nuk do të ndryshohet dhe Izraeli “nuk mund të marrë pjesë në garë”.

Presidenti izraelit, Isaac Herzog në deklaratën e tij mbi këtë temë tha: “Është e rëndësishme që Izraeli të marrë pjesë në Eurovizion, është gjithashtu e rëndësishme të jesh i zgjuar, jo vetëm të kesh të drejtë”.