Filmi më i shikuar këto kohë në Netflix “The Abyss” është frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë.

Ky film u publikua në vitin 2023, i realizuar nën regjinë e Richard Holm dhe me skenar të shkruar nga Holm, Robin Sherlock Holm dhe Nicola Sinclair.

Historia sillet rreth banorëve të Kiruna-s, qytet i Suedisë, të cilët luftojnë për të mbijetuar.

Kiruna është një qytet i vërtetë. Megjithatë, siç ndodh shpesh me shumë filma dhe shfaqje televizive, frymëzimi shkon më shumë se kaq.

Pra, historia e jetës reale nga e cila është frymëzuar filmi ndodhi katër vjet më parë, kur një tërmet u shkaktua nga aktiviteti i nxjerrjes në minierën lokale të Kiruna.

Sa i përket kastit, në këtë film luajnë emra të njohur suedezë si: Tuva Novotny si Frigga, Kardo Razzari si Dabir, Felicia Maxime si Mika dhe Peter Franzén si Tage.

“The Abyss” po transmetohet në Netflix tani, derisa shikuesit përmes rrjeteve sociale kanë komentuar me të madhe këtë film.