NBA, Denver Nuggets shkruan historinë, mposht Miami Heat në finale dhe fiton titullin kampion

Denver është fituesi i kampionatit amerikan të basketbollit në këtë sezon.

Nuggets shkruajnë historinë duke fituar titullin e parë kampion, e këtë gjë e bën në finale ndaj Miamit.

Skuadra nga Colorado mposhti rivalët nga Florida me rezultatin e përgjithshëm 4-1, duke bërë kështu të vetin trofeun e NBA.

Një dominim absolut nga Nuggets që në ndeshjen e 5-të triumfuan me shifrat 94-89, falë liderit të tyre Nikola Jokiç, i cili udhëhoqi ekipin drejt këtij suksesi të jashtëzakonshëm.

Lojtari serb realizoi në këtë përballje 28 pikë, 16 rebounde dhe 4 asiste, duke u shpallur edhe më i miri në këtë sfidë.

Heat kaloi në avantazh në dy periodat e para 51-44.

Vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë 50-38, duke bërë që në ‘Ball Arena’ të Denverit të shpërthejë festa./Limit.al