Kurti paraqet 5 PROPOZIME për normalizimin e situatës në veri të Kosovës

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka paraqitur këtë të martë një propozim me pesë pika që sipas tij i jep fund konfliktit në veri të Kosovës. Pesë propozimet përfshijnë zgjedhjet e lira, qetësimin e situatës dhe uljen në tryezën e dialogut të dy liderëve të Serbisë dhe Kosovës.

Albin Kurti: Unë nuk kam marrë përgjigje ende nga zoti Borrel se kur biseduam ai ishte në një raport para një udhëtimi tjetër dhe besoj se së shpejti do të na përgjigjet seë bashku me kërkesat e mia. Jam konstruktiv i përkushtuar sepse besoj se pa intensifikuar dialogun nuk mund t’i zbatojme marrëveshjet. Kemi marrëveshjen bazike dhe aneksin e zbatimit, ajo çfarë nuk kemi është sekuntimi i zbatimit. Kur ne bëjmë një hap, Sebria bën një hap. Në takimin në Ohër unë kam ofruar që ta ndnëshkruajmë draft-statutin për nenin 7-të që është vetëmenazhimi për komunitetin serb në Kosovë, nuk kam interes t’i dominoj apo kontrolloj, përkundrazi jam kryeministri i të gjithëve.  

Propozimet:

  1. Sundimi i ligjit në katër komunat. Të shkojë para drejtësisë ata që ushtria dhunë ndaj qytetarëve, gazetarëve dhe kujtdo tjetër.
    EULEX është ftuar të monitoroj procesin.
  2. Prania e forcave të zvogëlohet.
  3. Policia, KFOR dhe EULEX do të përpilojë një raport çdo 15 ditë për sigurinë e vendit.
  4. Zgjedhje të reja me kusht që të jenë të lira.
  5. Kosova dhe Serbia kthehen në diskutimet për marrëveshje, si dhe takimi i dy liderëve./Limit.al