DRAFT-i i Ramës për Asosacionin/ Kurti: Le t’ia prezantojë Vuçiç-it për shqiptarët në Luginën e Preshevës në takimin e Ballkanit të Hapur

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për herë të parë për draftin e propozuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në lidhje me Asosacionin. Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve Kurti tha se Rama këtë draft për pakicat kombëtare t’ia prezantojë Vuçiçit për shqiptarët në Preshevë dhe Bujanovc në takimin e Ballkanit të Hapur.

Albin Kurti: Nuk kam dyshim se Rama, beson se propozimi është i mirë, duke qenë kështu ajo që propozoj është që Rama këtë draft për pakicat kombëtare t’ia prezantojë Vuçiçit në takimin e Ballkanit të Hapur. Ai beson se është model i duhur, t’ia bëjë të ditur dhe Vuçiç.. Duke besuar në atë që beson ai, në vend që ti propozojë Kosovës, t’ia propozojë për shqiptarët në Serbi. 

Pyetja– A e keni parë draftin, a keni pasur konsultim?

Albin Kurti: I besoj Ramës, që ai beson se ky model është i mirë. Duke u bazuar në republikën e Shqipërisë, unë tregoj ku është adresa dhe cila do jetë kërkesa për këtë model. Adresa Beogradi dhe kërkesa për shqiptarët në Preshevën dhe Bujanovc Unë nuk e kam lexuar, besoj se është i duhur. Jemi në kontakt të vazhdueshëm. 

Kurti u ndal dhe tek situata në Komunat veriore ku tha se zgjedhjet e parakohshme mund të shpallen vetëm pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë dhe normalizimit të situatës. Në lidhje me masat e sigurisë në komunat veriore të cilat vijonë të ruhen nga Forcat Speciale Kurti tha se nuk mund të kërkohet që ata të largohen ndërkohë që situata është e tensionuar dhe dhuna e sërbëve vijon.

Albin KurtiUnë jam për zgjedhje të parakohshme…nuk mund të shkohet me shok bombe, granata dore e plumba, po kriminelët duhet të përballen me drejtësi….pres një përgjigje dhe diskutim të mëtutjeshëm me Brukselin…Lulzim Hetemi nuk ka qenë i menduar që do të bëhet kryetar i Leposaviçit…Më 21 prill Aleksandër Jabllanoviç ishte pretend për kryetar i komunës dhe pas dorëheqjes së tij u bë kryetar Lulzim Hetemi. Nuk kemi nevojë për nxitim që të na sjell në një proces të ri, por për një proces demokratikë, të lirë dhe fer. Na duhet fushatë e lirë për zgjedhje të lira. Dhe ky mandat është dy vejçarë e jo katër vjeçarë. ‘Duhet një proces i ri zgjedhor, ku kriminelët të përballen me drejtësinë, Kjo është oferta ime, pres një përgjigje të mëtejshëm me Brukselin. Le të mos harrojmë Etemi s’ka qenë i menduar se do bëhet kryetar i komunës. Kemi pritur dikë tjetër, por kërcënimet bënë që Etemi që bëhej… ne presim që Brukseli ta vlerësojë gatishmërinë tonë. Nuk po them që unë po e caktoj datën, nuk kemi nevojë për një nxitim që na sjell një dështim të ri. Na duhet fushatë e re./Limit.al