Ricky Martin dhe Enrique Iglesias do të performojnë në Tiranë në kuadër të Javës Kulturore Spanjolle, të dy do të performojnë në Sheshin “Skënderbe”.

Enrique Iglesias do të mbajë koncertin e tij me datë 30 Qershor ndërsa me 20 Korrik do të jetë rradha e Ricky Martin.

“Tirana tanimë është stacioni i yjeve! Në 30 qershor Enrique Iglesias vjen në Shqipëri në kuadër të Javës së Kulturës Spanjolle në Sheshin Skënderbej.’- shkruan ministrja e Kulturës në rrjetin social Facebook.

Ylli botëror i muzikës Ricky Martin, në kuadër të turit të tij “RICKY MARTIN SYMPHONIC”, ka vendosur që të bëjë një ndalesë edhe në Tiranë. Në llogarinë e tij ai është shprehur i lumtur që do të jetë në Tiranë si dhe shpreson që të gjithë do të bashkohen në koncertin e tij të parë në Tiranë.

“Po!!!! Shumë i lumtur të njoftoj se do të jem në Tiranë, Shqipëri më 20 korrik me koncertin tim Simfonik dhe Orkestrën Kombëtare të Tiranës, shpresoj që të gjithë të mund të më bashkoheni në koncertin tim të parë në Shqipëri” ka shkruar Martin në llogarinë e tij në Facebook./ Limit.al