Përgjatë gjithë historisë njerëzore, e panjohura i ka nxitur eksploruesit të nisin udhëtimet e guximshme në ujëra të paeksploruara. Këta eksplorues të guximshëm u përballën me guxim me dete të pabesë dhe rreziqe të panjohura, të nxitur nga emocioni i zbulimit dhe premtimi i njohurive dhe pasurive të reja. Dëshira njerëzore për të eksploruar dhe shtyrë kufijtë e asaj që është e mundur, ka çuar në disa prej arritjeve më të mëdha në histori. Ja cilat janë 8 nga udhëtimet më të mëdha të gjitha kohërave publikuar në “Ancient Origins” si dhe mënyra se si ato e ndryshuan historinë.

1. Pitea, zbuluesi i Thules

I lindur rreth vitit 350 Para Krishtit, eksploruesi i famshëm grek e kaloi pjesën më të madhe të shekullit të IV në udhëtime duke eksploruar brigjet e Evropës. Udhëtimi i tij më i famshëm ishte kur ai u nis nga kolonia greke Masalia (Marseja e sotme në Francë), dhe lundroi drejt veriut, duke arritur në rajone që grekët nuk i kishin parë kurrë më parë.

Arritja e tij më e famshme, është ndoshta zbulimi i tokës Thule në Atlantikun e Veriut. Por sot dihet që Thule nuk ekziston dhe nuk ka pasur kurrë një territor me një emër të tillë. Sot shumë historianë besojnë se Piteaose gënjeu ose e humbi rrugën. Ka të ngjarë që Thule të ishte në fakt Norvegjia ose Islanda e sotme.

2. Leif Erikson e mundi Kolombin në garën për zbulimin e Amerikës

Leif Erikson ishte një eksplorues norvezaktiv gjatë shekullit X-të. Sipas sagave norvegjeze , arritja më e madhe e tij ishte lundrimi nga Grenlanda në një rajon të quajtur Vinland, që besohet të jetë diku në Njufaundlendin në Kanadanë e sotme.

Të dhënat mbi këtë udhëtim janë të pakta, por besohet se Leif u nis rreth vitit 1000 me rreth 30 nga njerëzit e tij më të aftë. Në Vinland, ai krijoi një vendbanim vikingësh.Dekadat e fundit janë gjetur dëshmi të ndërtesave norvegjeze, dhe Erikson ka filluar të njihet si evropiani i parë që zbarkoi në Amerikën e Veriut.

3. Kristofor Kolimbi: U nis për në Azi, por gjeti Amerikën

I lindur në Xhenova Itali në vitin 1451, Kolombi është ndoshta eksploruesi më i famshëm i të gjitha kohërave. Kjo për përpjekjen e tij për të gjetur një rrugë të re për tregtinë fitimprurëse të erëzave në Azi.Duke shkuar kundër njohurive të pranuara në atë kohë, Kolombi besonte se duke lundruar në perëndim përtej Atlantikut, mund të arrinte në Azi më shpejt sesa duke lundruar rreth skajit jugor të Afrikës si gjithë të tjerët.

Në vitin 1492 u nis nga porti i Palos në Spanjë me 3 anije. Pas disa javësh në det, Kolombidhe ekuipazhi i tij vunë re tokën, që ata besonin se ishte Azia. Në vend të kësaj, ata arritën

në një ishull në Bahamas, të cilin Kolombi e quajti San Salvador. Gjatë muajve të ardhshëm, eksploroi brigjet e Kubës. Kolombi dhe njerëzit e tij sollën sëmundje dhe dhunë në Botën e Re, dhe kolonizatorët evropianë skllavëruan dhe shfrytëzuan shumë nga banorët vendas.

4. Zheng He, Eksploruesi më i madh i Kinës së Lashtë

Eksploruesi kinez lindivitin 1371. Një admiral i famshëm në marinën perandorake të dinastisë Ming, Zheng He u ngarkua me një mision të rëndësishëm:drejtonte një sërë udhëtimesh për të vendosur marrëdhënie diplomatike dhe tregtare me vendet e tjera.

Udhëtimi i tij i parë u zhvillua në vitin 1405 në krye të mbi 300 anijeve, përfshirë anije që bartnin thesare dhe që kishin një gjatësi deri në 122 metra.

Zheng He kreu gjithsesi 7 udhëtime. Ai vizitoi një gamë të gjerë vendesh dhe rajonesh, duke përfshirë Azinë Juglindore, Indinë dhe Afrikën Lindore. Ai vendosi lidhje të rëndësishme tregtare dhe diplomatike në ato zona. Por pas vdekjes së tij në vitin1433, qeveria kineze iu rikthye politikës së izolimit.

5. Magelani: I ra botës rreth e qark për 1095 ditë

Ferdinand Magelani, i lindur në Portugali në vitin 1480, ishte një ushtar dhe marinar i cili u ngarkua nga qeveria spanjolle të udhëhiqte një ekspeditë për të gjetur një rrugë perëndimore për në ishujt e erëzave Indonezi. Ai u nis nga Spanja në vitin1519, me një flotë prej 5 anijesh dhe një ekuipazh prej mbi 200 burrash.

Kaloi Atlantikun dhe udhëtoi për në jug përgjatë bregut të Amerikës së Jugut. Ai zbuloi një kalim që të çonte nëpër majën jugore të kontinentit, Ngushticën e Magelanit. Udhëtimi i tij vazhdoiOqeanin Paqësor, duke hasur rrugës disa ishuj të rinj, duke përfshirë Guamin dhe Filipinet.

Udhëtimi i Magelanit ishte i gjatë. Aq shumë gjatë në fakt, saqë në kohën kur ekuipazhi i tij u kthye në Spanjë në vitin 1522, ata kishin qarkulluar rreth e rrotull globit. Udhëtimi i tij u shoqërua me sfida të shumta, nga stuhitë në det tek kryengritjet dhe përleshjet me njerëz tëfiseve të ndryshme. Një nga këto përleshje rezultoi fatale, dhe Magelani u vra në Filipine me një shtizë bambuje më 27 prill 1521, pasi u përpoq të kthente vendasit në Krishterim.

6. Lundërari Hano: Udhëtimi i lashtë në Afrikë

Hano ishte një eksplorues nga qyteti-shteti antik i Kartagjenës që ndodhet në Tunizinë e sotme. Në shekullin V-të Pas Krishtit, ai u nis në një udhëtim përgjatë bregut perëndimor të Afrikës, në kërkim të rrugëve të reja tregtare që do të zgjeronin ndikimin e popullit të tij.

Ai eksploroi vende si Maroku, SaharajaPerëndimore, Senegali dhe Gambia.

U ndesh me shumë popuj , madje zbuloi një fis njerëzish të ngjashëm me majmunët, shumë agresivë. Ai vrau tre prej tyre. Emri i tyre? Gorilla. Udhëtimi i Hanos ndihmoi në vendosjen e ndikimit të Kartagjenës përgjatë bregut perëndimor të Afrikës, dhe i hapi rrugën eksplorimeve të mëtejshme në rajon.

7. Sër Frensis Drejk: I mbijetoi lundrimitanembanë globit

Ishte i dyti që e bëri atë udhëtim. Sër FrensisDrejk ishte një eksplorues, privat dhe komandant detar anglez i shekullit XVI-të, udhëtimet e të cilit janë bërë objekt legjendash.

Udhëtimin e parë e kreu në vitin 1567, kur lundroi për në Karaibe si pjesë e një ekspedite për tregtimin e skllevërve. Gjatë 10 viteve të ardhshme, kreu disa udhëtime në Amerikë. Drejk sulmonte anijet dhe vendbanimet spanjolle duke grumbulluar pasuri dhe famë.

Në vitin 1577 e përdori këtë pasuri për të nisur një udhëtim 3-vjeçar rreth botës, duke kopjuar udhëtimin e Magelanit. Rrugës eksploroi bregun perëndimor të Amerikës së Jugut, pretendoi tokë për Anglinë në Kaliforninë e sotme, dhe bëri tregti me njerëzit e etnisë Moluka në Indonezinë e sotme. Ndoshta arritja e tij më e madhe erdhi në vitin 1588, kur ai luajti një rol kyç në humbjen e Armadës spanjolle që ishte dërguar për të pushtuar Anglinë.

8. Eriku i Kuq, aventurieri i Madh norvegjez

Erik i Kuq ishte një eksplorues dhe aventurier skandinav, udhëtimet e të cilit hapën rrugën për ekspeditat e mëvonshme norvegjeze në Amerikën e Veriut gjatë shekullit X-të. Sipas legjendës, Eriku u dëbua në Islanda pasi kreu një vrasje, ndaj u nis për të gjetur toka të reja ku të jetonte.

Ai dhe ekuipazhi i tij lundruan drejt perëndimit përtej Atlantikut Verior, duke zbarkuar një tokë të largët dhe të pabanuar që ata e quajtën Grenlandë. Kushtet ishin të vështira dhe mjedisi ishte sfidues. Por Eriku dhe ndjekësit e tij arritën të ngrinin disa vendbanime, duke jetuar atje për disa shekuj. Këto vendbanime u dhanë mundësi eksploruesve të mëvonshëm, si Leif, të shkonin edhe më tej drejt veriut, duke zbuluar edhe Amerikën e Veriut.