Përbërësit: 230 gr brumë pice, 1/3 filxhan çaji vaj ulliri, 1 filxhan çaji domate, 1/2 filxhan çaji pançetë, 1/3 filxhan çaji ullinj të zinj, 2 vezë, 1/2 filxhanë çaji djathë parmixhano, 1/4 filxhan çaji ajkë qumështi, 3 lugë gjelle borzilok, piper i zi

Përgatitja: Nxehim paraprakisht furrën në 230⁰C. Shtrijmë brumin me dorë në një rreth të trashë dhe e vendosim në tepsi pjekjeje që e kemi pluhurosur lehtë me miell misri.

Lyejmë mirë me vaj ulliri pjesën e sipërme të brumit të picës dhe pastaj hedhim sipër domate, pançetë dhe ullinj.

Në një tas të vogël rrahim së bashku vezët, djathin dhe ajkën, më pas i hedhim mbi brumin e picës duke i shpërndarë në mënyrë të barabartë me pjesën e pasme të lugës.

Rregullojmë borzilokun mbi përzierjen e vezës dhe i pjekim derisa të bëhet krokante dhe të marrë ngjyrë kafe të lehtë (sipas recetës së Gatimeshqiptare.com), rreth 15- 20 minuta.

E spërkasim sipër me piper të zi, e presim në copa dhe e shërbejmë të ngrohtë.

T’ju bëjë mirë!