Përbërësit: 300 gr oriz, gjysëm lakër të bardhë, 1 thelpi hudhër, 50 gr gjalpë, 300 gr domate, majdanoz, djathë i grirë, lëng vegjetal për zierje, piper të zi
Përgatitja: Fërgoni hudhrën në një tenxhere të madhe me gjysmën e gjalpit në zjarrë mesatar. Shtoni domatet dhe lëreni në zjarrë për 3-4 minuta, pastaj ia shtoni hudhrën, lëngun e mishit, 2 lugë majdanoz dhe lakrën.
Në fund i shtoni orizin dhe lëreni për rreth 15 minuta ose deri sa të zihet, shtojini djathin e grirë dhe gjalpin e mbetur.
Pilafin spërkateni me majdanozin e mbetur dhe shërbejeni të ngrohtë.
T’ju bëjë mirë! /Gatimeshqiptare.com