Tensionet në veri/ Kurti: Ndërkombëtarët s’ndihmuan! S’mund të mbyll sytë para kriminelëve, Beogradi nxitës i dhunës

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mbajti fjalën e tij në Kuvend në seancën e jashtëzakonshme pas tensioneve në veri të Kosovës. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë së Kosovës deklaroi se tensionet në veri kanë vetëm një organizator dhe ai është Beogradi zyrtar dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç si nxitës i dhunës dhe anarkisë në veri.

Sa i përket marrëdhënies me ndërkombëtarët dhe ktritikave të shumta që ai dhe qeveria e tij kanë marrë këto pesë ditë të fundit ku dhe tensionet u përshkallëzuan në përplasje fizike të dhunshme që lanë të plagosur më shumë se 30 ushtarë të KFOR të stacionuar në Kosovë. Sipas Kurtit ndërkombëtarët nuk ndihmuan në zgjidhjen e krizës dhe pse pretendoi se të gjithë veprimet e tij dhe të qeverisë kanë qenë të koordinuara me ta.

Gjatë fjalës së tij Albin Kurti deklaroi para deputetëve që ndërhynin disa herë nga vendi se ai nuk mund të mbyllte dot sytë para atyre që i ka cilësuar si kriminelë. Sipas tij në veri të Kosovës protesta e dhunshme nuk po i organizojnë serbët e veriut por bandat e Beogradit ku i përmendi dhe me emër por që nuk dha sqarime se pse ata nuk janë arrestuar ende. Kjo seancë pritet të jetë e tensionuar dhe me debate të shumta.

Albin Kurti: Kur kanë hy kryetarët e komunave në ndërtesa ndërtesat kanë qenë të zbrasta por të blinduara ata i kanë braktisë ndërtesat ata e dinë që nuk nuk janë të tyre janë të Republikës, por në momentin kur po hyjnë kryetarët ata po shkaktojnë pengesa pra ata nuk po i duan ndërtesat ata po dëshirojnë që as ne të mos i duam ato ata i kanë braktisë ndërtesat. Ne duam të punojmë, Kosova këtë aset e merr në kontroll pasi ishte braktisur. Një pjesë e bandave u kthyen të organizuar për ta eskaluar situatën, kemi pamje e video që situata e tensionuar ishte e planifikuar, autori ishte Beogradi. Ngritja e shqetësimeve për eskalimin e situatës, bëri që Serbia të organizonte grupet kriminale. Kosova ka bërë detyrën e saj, kemi vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe nuk ka pasur asnjë lloj befasi, pasi procesi ka qenë më hallka. Pasuria e objekteve të Kosovës i takojnë Kosovës, shteti është sovran. Unë nuk mund ti mbyll sytë kur grupet kriminale kërcënojnë rendin e republikës. Shumë qytetarë serbë janë të detyruar ti shërbejnë për sulmet e këtyre grupeve, si pasojë e presioneve. Nuk mund t’i mbyll sytë kur grupe kriminale të llojit fashist paramilitar kërcënojnë rendin kushtetues e ligjor të Republikës. Ne jemi të vetëdijshëm që jo të gjithë janë pjesë e grupeve të tilla, por fatkeqësisht shumë qytetarë serbë për shkak të presionit e kërcënimit nga Beogradi zyrtar janë të detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore për sulme të grupe të tilla kriminale. Dhe aty janë tri kategori: e para – kriminelët e mbrojtjes civile – këta janë pjesa ekstremiste, shoviniste, nacionaliste që e admiron Millosheviqin e Putinin dhe merr pjesë në protesta të dhunshme. E dyta: Nga administrata publike, që po nuk dolën në protesta humbin pagën se vendin e punës nuk e di a e kanë. E treta: Janë kompanitë e Radojiçiqave dhe Veselenoviqave që iu japin pushim punëtorëve me kusht që të shkojnë në protestë të dhunshme. Ua kushtëzojnë vendin e punës me protestë të dhunshme dhe kur shkojnë në protestë të dhunshme ia shkruajnë ditë pushimi. Deklarata e munguar e shoqëruar me shqetësimet e tepruara nuk i ka ndihmuar situatës. Kjo kronologji e ngjarjeve është me rëndësi pasi që tregon se institucionet e Kosovës kanë bërë detyrat e tyre.Ne kemi vepruar në përputhje me obligimet kushtetuese dhe interesat e qytetarëve të Kosovës, por kjo kronologji tregon se jo vetëm që ka pasur konsultim por edhe bashkërendim me partnerët ndërkombëtar. ëto protesta me gjithë dashakeqësinë, na kanë shërbyer të bëjmë identifikime të vlefshme.Miçko Jevtiqin, Rajko Jevtiqin, Danilo Josifoviqin, Liljana Aksentijeviqin e Aleksandër Filipoviqin./Limit.al