Shumë herë kemi lexuar sygjerime rreth ushqimeve që duhet të konsumojmë për mëngjes, por shumë pak kemi informacion se si mund të ndikojnë në trupin tonë këto ushqime.

Më poshtë do t’ju tregojmë ushqimet që duhen shmangur për konsuminin e mëngjesit:

  • Sanduiç

Të konsumoni në mëngjes një ushqim të tillë që është i mbushur plot yndyrna nuk është aspak i shëndetshëm. Sanduiçët nuk sugjerohen sepse yndyrnat tretetn shumë ngadalë dhe kjo ndikon në fryrje të barkut për gjatë gjithë ditës.

  • Kroasant

Kroasantët janë të mbushura me karbohidratetë rafinuara, ku trupi ynë i ruan si sheqer. Njejtë siç ndodh dhe me kripën e tepërt në organizëm, ashtu edhe sheqeri i shtuar do të mbajë më shumë ujë në stomakun tuaj.

  • Petullat

Për konsumin e petullave sugjerohen vetëm petullat të cilat janë të përgatitura me miell integral dhe shoqërohen me diçka pa shumë sheqer. (Raporton Artigatimit.com)

  • Një tas i madh me fruta 

Frutat janë një ide shumë e mirë edhe e shëndetshme, por shpesh tejkalohet duke përmbajtur më shumë fruta me përmbajtje të lartë sheqeri si kumbullat, nektarinat, pjeshkat dhe kajsitë. Këto fruta kanë një sasi të lartë të pasur me fruktozë, i cili është një lloj sheqeri që shumë njerëz e kanë problem tretjen e tyre.

  • Kafe me qumësht pa yndyrë

Ëmbëlsuesit pa kalori janë një nga arsyet kryesore të fryerjes së barkut.