‘Tradhëtar’/ Del jashtë kontrollit situata në veri, serbët godasin me shishe në kokë edhe kryetarin e Listës Serbe (2 KUSHTET)

KOSOVË– Vijon të jetë e tensionuar situata në veri të Kosovës. Raportohet se e kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç është sulmuar me shishe nga protestuesit serbë, pasi u kërkoi këtyre të fundit që të largohen nga selia e komunës në Zveçan. Kjo nuk është pritur mirë nga protestuesit, të cilët kanë qëlluar drejt tij me shishe duke thirrur ‘tradhti’.

Ndërkohë nga ana tjetër Rakiç ka paraqitur dy kushte që protetsuesit të tërhiqen nga rrugët dhe situata të qetësohet. Ata kërkojnë largimin e Forcave të Njësisë Speciale dhe lirimin e komunave.

Goran RakiçKërkesat tona janë që sherifët, siç e quajnë veten – të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i udhëheqin të afërmit e tyre. Dhe, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit.

Çfarë po ndodh?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Pas protestave të dhunshme të regjistruara pak ditë më para dhe këtë të hënë me dhjetëra qytetarë serbë në komunën e Zeçanin kanë dalë para godinës së komunës për të penguar hyrjen në zyrë të kryekomunarit shqiptar të zhgjedhur më 23 maj pas bojktoti që Lista Serbe u bëri zgjedhjeve. Policia dhe Njësia Sopeciale ka marrë në mbrojtje godinën ndërsa janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe efektivëvë, të cilët për të shpërndarë turmën kanë përdorur gaz lotësjellës./Limit.al