FOTOLAJM/ Serbët ‘provokojnë’ ushtrinë e KFOR-it, vendosin flamurin serb dhe shkruajnë simbolin e luftës së Putinit mbi autoblindat e tyre

KOSOVË– Përshkallëzohet situata në veri të Kosovës. Raportohet se qytetarët serbë të mbledhur para Komunës në Zveçan kanë provokuar sërish Njësinë Speciale të Kosovës duke vendosur flamurin serb në njërën prej autoblindave të Njësisë Speciale dhe KFOR-it.

Mësohet se Komandanti i KFOR-it që gjendet para Komunës së Zveçanit ka rënë dakord me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç, që të largohen dy autoblindat e Policisë së Kosovës. Por kjo sërish nuk i ka larguar ata nga rruga.

Ndërkohë siç mund të shihet dhe nga pamjet protestuesit serbë kanë shkruar shkronjën “Z” në një automjet të KFOR-it amerikan. Shkronja “Z” simbolizon pushtimin rus të Ukrainës nga Vladimir Putin.

 

Çfarë po ndodh?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Pas protestave të dhunshme të regjistruara pak ditë më para dhe këtë të hënë me dhjetëra qytetarë serbë në komunën e Zeçanin kanë dalë para godinës së komunës për të penguar hyrjen në zyrë të kryekomunarit shqiptar të zhgjedhur më 23 maj pas bojktoti që Lista Serbe u bëri zgjedhjeve. Policia dhe Njësia Sopeciale ka marrë në mbrojtje godinën ndërsa janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe efektivëvë, të cilët për të shpërndarë turmën kanë përdorur gaz lotësjellës./Limit.al