Statistika e veçantë, askush si Indrit Tuci në kampionatin kroat

Indrit Tuci është një ndër lojtarët shqiptarë, mes shumë të tillëve që janë pjesë e kampionatit kroat.

Futbollisti i Kombëtares ‘Shpresa’ ka zhvilluar këtë sezon një ndër paraqitjet më të mira të tij në karrierë.

Lojtari shqiptar që prej vitit 2019 mban veshur fanellën e Lokomotivës së Zagrebit, ndërsa në këtë sezon ka ‘shpërthyer’ duke dhënë paraqitje fantastike, që në disa raste kanë rezultuar deçizive për skuadrën nga kryeqyteti kroat.

Në këtë edicion të kampionatit, Tuci ka realizuar 6 gola dhe dhënë 5 asiste, çka e bëjnë kurbinasin të vendos një statistikë interesante.

22-vjeçari është sulmuesi më efektiv në elitën e kampionatit kroat, shifra këto të arritura vetëm me 1161 minuta aktivizim në fushën e lojës.

Tuci ka lënë pas emra si kapitenin e Hajdukut të Splitit, Marko Livaja, i cili është pjesë e kombëtares së Kroacisë dhe golashënuesi më i mirë i sezonit me 19 gola.

Gjithashtu, djaloshi shqiptar ka lënë pas edhe emra si Martin Baturina, 20-vjeçari i kampionëve të Dinamos së Zagrebit, dhe Bruno Petkovic, “pyka” e Dinamos së Zagrebit dhe Kombëtares kroate./Limit.al