Përbërësit: 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 qepë, 500 gr kofshë pule pa lëkurë, 300 gr patate të vogla të reja, 425 ml lëng perimesh, 350 gr brokoli, 350 gr qepë të njoma, 2 lugë gjelle pesto

Përgatitja: Ngrohni vajin në një tigan dhe shtoni qepën, skuqeni butësisht për 5 minuta derisa të zbuten. Shtoni mishin e pulës dhe skuqeni derisa të marrë ngjyrë të lehtë.

Shtoni patatet, lëngun e perimeve dhe piper të zi, duke e përzier lehtë. Mbulojeni dhe ziejini për 30 minuta derisa patatet të jenë të buta dhe mishi i pulës të jetë gatuar.

Shtoni brokolin, zarzavatet dhe qepët e njoma, pastaj përzieni mirë dhe lërini të zihen pak. Mbulojini, pastaj gatuajini për 5 minuta më shumë dhe shtoni peston.

Supa është gati për servirje!

T’ju bëjë mirë! /Gatimeshqiptare.com /Limit.al