Nga Ramiz LUSHAJ

1.

Skënderbeu kur erdhi nga Beteja Janoshhuniade nëHungari drejt Krujës së Flamurit të të parit 28 Nëntor 1443 thuhet se ka qëndruar përkohor edhe në qytetin e Prizrenit, kute lumi i Drinit të Bardhë u takua edhe me Princin PjetërSpani e djalin e tij trashëgimtar Lekën. Këta, thuhet, se kishinedhe lidhje gjaku të përbashkëta me Skënderbeun, të atin e tij, Gjonin e Kastriotëve. Këta të dy princa e biznesmenë me prona e tregëti nga përtej detit e deri lart Alpeve, nga Raguzae deri minierat e Novoberdës, i dhanë disa kuaj me vehti,ku njërin prej tyre kishte edhe florinj që ishte pjesë e thesarit të parëi Shtetit çerek shekullor të Skënderbeut tëMadh Arbnor.

Përgjatë qeverisjes së dekadës së parë (1444-1445) thuhet se Skënderbeu shkoi edhe një tjetër herë në Novoberdë(Neueberg/Artana) për të kryer sanksione financiareshtetërore, ndoshta me arbnorin Llesh Spaniprinci i qytetit tëthesartë të Noverberdës.

Pjetër Spani me të katër djemtë e tij trashëgimtarë Leka, Bozdo (Bozhidari), Oroshi (Vruo) dhe Marku, ishin përkrahSkënderbeut Beslidhjen historike Lezhës (2 mars 1444), për të ngritë Shtetin Skënderbegian, për të krijuar Arbninë(Shqipërinë Natyrore) të Lirë, të Pamvarun e Sovrane, tujpërfshi edhe shtete e treva etnike shqiptare Ballkanin e sotëm.

Tue i ra fjalës për shkurt, me pasë një analizë të thellë e të gjanë komplekse historike kisha (kishim) me thanë se 555 vjet ma vonë nga Beslidhja e Madhe e Lezhës, pa Skënderbeun, kuvendet e luftërat e tij, nuk do kishim njëKosovë Lirë 12 qershorin 1999, me kontributin e NATO-s, me ndihmen e miqëve tanë euroatlantikë, me luftën e UÇK- e gjakun e derdhur edhe pesë shekujt e fundit.

2.

Gjithçka thamë ma nelt, ka të bajnë me nji fakt: po tëngrihej Gjergj Kastrioti-Skënderbeu nga varri, si në legjendattona të lashta, e me shkue edhe një herë tjetër në rajonin e Prizrenit të Kosovës, atëherit kishte me i marrë me vetithuprat legjendare të legjendës së simbolikës lartnore tëbashkimit kombëtar arbnor-shqiptar dhe me to kishte me irrehë vençe, alla-shqiptarçe, 24/7, gjithata politikanë tëdjeshëm e të sotëm të Kosovës dardane. E në fund, me ilidhnue fort nëpër ato shufra legjendare e me i lanë si shtyllaturpi në mes të Prishtinës, në sheshin me emrin e tij.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, tue i thuprav vençe, kishteme iu thanë politikanëve të 2008-tës të pas Pavarësisë sëKosovës, Kryeministrit Thaçi në Hagë e presidentin Sejdiu nëPrishtinë se “nuk luftova 500 vjet ma herët për PavarësiArbnore Shqiptare nga Perandoria Otomane (Turqia) për me ngritë Ju në rajonin e Prizrenit, në ish kryeqëndren e Kosovës,njëkomunë turke” me 5 mijë banorë”!

Çka ashtkomuna turke e Mamushës”(!) në ato 23 km2 sipërfaqe e me 5 mijë baonrë vetëm politikanët e djeshëm e tësotëm të Kosovës mundet ta shpjegimojnë realisht! Si është e mundur të jenë turqë në shumicë kaq të madhe mamushët e sotëm, ku të gjithë drejtuesit komunarë, nga kryetari e nënkryetarët e komunës, nga shefi i kabinetit të kryetarit tëkomunës, nga kryesuesi i kuvendit të komunës, nga drejtorët e drejtorive të komunës, mbajnë mbiemra shqiptarë, vendbanimesh e fisesh shqiptare, veçse i shkruajnë me alfabetin turk, si: Krasniqi, Morina, Mazreku, Zogaj, etj. (!)

Çështja shtrohet kështu, kësisoj:

A ka të tilla “komuna Mamushanë Turqinë e sotmeeuroatlantike, ku gjenden historikisht shqiptarë të shumtë tëemigruar si në Stamboll (ish kryeqytetin e Turqisë), në Bursa, Tokat, Sakarja etj.?! Jo. Jo. Jo!

A njihet ndokund në Turqi Gjuha Shqipe si gjuhë zyrtaresikurse është turqishtja gjuhë zyrtare në të gjithë Kosovën, e treta gjuhë zyrtare në Kosovë (Shqipe, Serbe, Turke)?! Jo, askund, në asnjë rast apo vendbanim të Turqisë!!! Pra, edhenë Zgjedhjet Parlamentare të 14 shkurtit 2021 kishte nga KQZ e Kosovës një Fletë-Votimi në tre gjuhët:Shqip-Serbisht-Turqisht. KFOR-i Turk në Prizren, kur hapi një rrugë me donacionet e tij (më 2018) në mënyrë tejet skandaloze i pativnue në hymje tabelën në 4 gjuhë: turqisht, serbisht, anglishtdhe shqip, ku shqipen e lanë të katërten në listën rendore, ndërkohë që Prizreni ka 98 për qind shqiptarë rrënjas ndërmijëravjeçarë histori.

A ka ndokund në Turqinë sotme shkolla në gjuhënShqipe në të gjitha nivelet, sikurse ka zyrtarisht në Kosovë, jo vetëm në gjuhën Shqipe, Angleze e Serbe, por edhe në gjuhënTurke e atë Boshnjake. Jo. Jo. Jo!

3.

E prapë po due me thanë se në koft se do të ngrihejGjergj KastiotiSkënderbeu nga varri, si në legjendat tona tëhershme, e të shkonte në Novoberdën (Artanën) e sotme (me mbi 1/3 shqiptarë etnikë); shkonte në rajonin e Gjilanit, Prishtinës, Mitovicës e Ferizajt, kishte me i zhdëp me rrahje tëthuprave të tij të legjendës së bashkimit arbnor-shqiptar, shumë prej politikanëve kryesorë të Kosovës dardane, përgjithçka banë padenjësisht e paturpësisht mbi hartën e këtyrerajoneve e të Kosovës me ngritjen legjislative-juridike e marrëveshje ndërkombëtare të 10 komunave me shumicëserbe (!) në kuadrin e ashtuquajturit famëkeq e krejtkundërshqiptari:Asociacioni i Komunave Serbe” (Bashkësiae Komunave Serbe).

Historia e krijimit të komunës Kllokot-Vërboc (2009-’10 dhe 2013) në brendësi të komunës Viti të rajonit të Gjilanit tëduket si një llokoçtje apo vorbullim, si një farë bashkëpunimii turpshëm apo nënshtrim i frikshëm i klasës politike shqiptaretë Kosovës ndaj Serbisë e klaneve prosllave përkohore e përjetësore në EuroAtlantikën e sotme ndërplanetare.

E, kësohe koheKllokotiane Presidente e Kosovës ishteAtifete Jahjaga, njëmëkatnë politikën e Kosovës e mëkatore në politikat e saj, si dhe kryeministër i Kosovës, ishte Haxhim Thaçi, që me “pushkën” e luftës së tijkontributive për Lirinë e Kosovës, “e vrau vetvetenpolitikisht në Pavarësinë e Paqen e mapasme të Kosovës, kontigjent (jo)politik në Gjykatën e Hagës. Përndryshe, Thaçi-politikani i formatit të madh që luftoi heqinprangat e robërisësllave ndaj Kosovës, i vnoi prapë Kosovës pranga tilla me Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe Kosovë dhe me lëshimet ndaj kishave serbe Kosovë, po, njiherit-gjithashtu, ia vnoi edhe vetvehtes në Hagë!

Kllokotizmi i 10 komunave të famëkeqit Asociaocion Komunave me Shumcië Serbe Kosovë kujton çkyemjete harrnimet ndërkombëtare mbi hartën e Afrikës kontinentale. Llokoçitjet politike e diplomatike të Kosovës e BashkësisëNdërkombëtare me komunën e Kllokotit më duket si rasti ma ekstrem i shembëllimit me Afrikën, si në rastin e shtetitLesototMonarkisë Kushtetuese Parlamentare, brenda shtetitrepublikan të Afrikës së Jugut (!)

Si është e mundur që klasa politike kllokotiane e Kosovës të pranojnë që Kllokoti të jetë në vitin 2013 një nga10 komunat e Kosovës me shumicë serbe, ta futin në rrjetënmerimangore të Serbisë së Millosheviçit e të Vuçiçit, ndërkohë që në vitin 2011, simbas publikimeve botnisht, kishte vetëm 2.556 banorë, nga të cilët 1.362 ishin shqiptarë(53.29 %), ndërsa serbë ishin 1.172 vetë (40.05 %) e etnive tjera: 9 romë, 1 turk dhe 9 tjerë papërcaktuar etninëe tyre?! Kësokohe, sikur Jahjaga e Thaç të kishin pak ma shumë qindresë, sikurse e manifestojnë sot Osmani e Kurtiqëndresën e tyre diplomatike e politike, sot nuk do të kishimKllokot komunë më vete, (me 23 km2), do të kishim njëkomunë ma pak dhe një hall ma pak, tek famëkeqiAsociacion, do të ishte ndryshe sot situata politike e diplomatike, ekonomike e ushtarake, në Kosovë, në veri tëKosovës.

Çkyemjet pansllave vuçiniane dhe harrnimet diplomatikendërkombëtare, sikurse dhe paaftësitë, plastelinizimet, kllokotimet diplomatike e politike të disa liderëve të Kosovëssi Thaçi, Sejdiu, Mustafa, Jahjaga e të tjerë, i krijuan 10 komuna të Asociacionit famëkeq përgjatë dekadave të funditme firmat, vendimet, dekretet, marrëveshjet, vulat e tyre, si: 4 të tilla në Rajonin e Mitrovicës: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq; 3 të tilla në Rajonin e Gjilanit, si: Kllokoti, Parteshi, Ranillugu; 2 tilla Rajonin e Prishtinës, si: Novoberda (Artana) e Greçanica; 1 Rajonin e Ferizajt, si komuna e Shtërpcës.

4.

Po të ngrihej Gjergj Kastrioti-Skënderbeu nga varri, si legjendat tona kahershme, do të shkonte  me patjetër nëPrishtinë dhe do të takonte Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, guximtarin e ditur, për me e faleminderue përlargpamësinë, aktet e veprimtarimin e tij diplomatic e politiktë shtrirjes së sovranitetit të shtetit të ri të Kosovës në të gjithëterritorin e saj, çka nuk ka ndodhur në këto dekadat e fundit, prej 12 qershorit 1999 të Lirisë së Kosovës, në pothuaj njëçerek shekulli shtetësie të re të Kosovës.

Kryeministri qëndrestar Albin Kurti me veprimet e tijshtetërore në veri të Kosovës e kreu aktin ma të lartë tëshekullit XXI në historinë e Kosovës dardane, duke e shtrirëpavarësinë e Kosovës të 17 shkurtit 2008 deri në komuna nëVeri të Kosovës, me kryekomunarët e rinj të zgjedhur, me vendosjen e rendit e qetësisë publike, me shtrirjen e veprimtarisë zyrtare të Kosovës edhe në këto komuna tëKosovës.

Po, njiherit, Skënderbeu i Madh, do të mbante me vehteshufra edhe për Qeverinë Kurti, e ma së parit, për MinistrineAdministrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, për ministrin nëdy vitet e fundit, Elbert Krasniqi, qoftë edhe për faktin e vetëm se prej shumë vitesh portal (Ëebsajti) rks-gov.net Komunat e Kosovës-Republika e Kosovës nuk figurojnë me tëdhana, me asnjë të dhanë konkrete sikurse komunat e tjera, komunat e të ashtuquajturit famëkeqAsociacioni iKomunave me shumicë Serbe”, si komunat Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Ranillug, Partesh, Kllokot, etj., ndërkohë që këto, shumë sish, i gjen plotore nëportale (Ëebsajte) zyrtare të Serbisë. Edhe në Ëebsajtin e tij tëQeverisë, Ëebsajti i Ministrisë së Administrimit të PushtetitLokal, ora i ka mbetur në 18 shtator 2018, tek Profili i atëherit(pdf) për komunat e shtetit të ri të Kosovës.

Ndërkohë që në Veri të Kosovës, për shtrirjen e sigurinëe sovranitetit të shtetësisë së Kosovës, Kryeministri iKosovës, Albin Kurti, i dërgonforcat e tij paqeruajtëseedhetë armatosur, edhe me me pushkë, edhe në zjarrin vullkanik tërrezikut pansllak vuçinian, atëherit ministri i tij, IlbertKrasniqi, pse nuk e kappenëndhe me e rifreskue (pdf) e ëebsajtit të tij me të dhanat e reja komunare të vitit 2023, sikurse me i krye edhe plotërimet me gjitha komunat nëëebsajtin: rks.gov.net Komunat e Kosovës-Republika e Kosovës.

5.

Eh, po të ngrihej Skënderbeu si në legjendat e hershmeshqiptare e të shkonte në kambet e veta deri në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinën e pas Lirisë e Pavarësisë së Kosovës,nuk do t’i mjaftonin thuprat e legjendës së bashkimit arbnor-shqiptar për t’i zhdëp së rrahuni politikanët e Kosovës ngavilat kështjellare në Kosovë e deri në Kështjellën Gjykatore të Hagës!