E morri peng dhe e rrahu për rreth 2 orë, arrestohet 58-vjeçari në Skrapar

Efektivët e Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan një 58-vjeçar, pasi ai akuzohet se morri peng dhe rrahu për rreth 2 orë një 38-vjeçar

Në prangat e Policisë ka rënë shtetasi Avdyl Kapllani, 58 vjeç.

58-vjeçari për motive të dobëta, i ka hequr lirinë një 36-vjeçari, për rreth 2 orë, në një rrugë të pafrekuentuar, në periferi të qytetit të Çorovodës, ku dhe e ka kanosur dhe e ka goditur atë, me sende të forta.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesës së Kapllanit, uniformat blu gjetën 500 gramë lëndë narkotike kanabis sativa, si dhe 550 fishekë municioni luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Skrapar/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mix”.

Dyshohet se i hoqi lirinë një shtetasi, e kanosi dhe e goditi atë me sende të forta, për motive të dobëta, vihet në pranga 58-vjeçari.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti rreth 500 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe 550 fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 36-vjeçari se një shtetas i kishte hequr lirinë, si dhe e kishte kanosur dhe dhunuar, kanë organizuar dhe kanë finalizuar në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Berat, operacionin policor të koduar “Mix”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. K., 58 vjeç, banues në Skrapar.

Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 58-vjeçari, për motive të dobëta, i ka hequr lirinë një 36-vjeçari, për rreth 2 orë, në një rrugë të pafrekuentuar, në periferi të qytetit të Çorovodës, ku dhe e ka kanosur dhe e ka goditur atë, me sende të forta.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit të arrestuar A. K., ku kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 550 fishekë luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./Limit.al