Fiku i thatë ndryshe nga fiku i cili është i ëmbël dhe me shije unike, rron më gjatë dhe mund të konsumohet edhe pas shumë kohësh.

Fiqtë e thatë na ofrojnë përfitime të shumta dhe është i disponueshëm gjatë gjithë vitit. Më poshtë do t’ju prezantojmë me disa nga këto përfitime të fikut të thatë:

  • Fiqtë përmbajnë fibra, të cilat mund të ndihmojnë në promovimin e shëndetit të tretjes duke zbutur dhe shtuar masë në jashtëqitje, duke ulur kapsllëkun dhe duke shërbyer si një prebiotik, ose burim ushqimi për bakteret e shëndetshme që popullojnë zorrën tuaj.
  • Fiqtë ndihmojnë në uljen e stresit, nivelin e sheqerit në gjak. Acidi abscisik, acidi malik dhe acidet klorogjenike janë përbërësit kryesorë të pranishëm tek fiku, i cili ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak.
  • Duke qenë një nga ushqimet e pasura me kalcium dhe fosfor, fiku nxit formimin e kockave dhe stimulon rritjen e eshtrave.
  • Kaliumi është një mineral jetik që ndihmon trupin në kontrollimin e presionit të gjakut, pasi lehtëson ndikimet negative të natriumit. Kaliumi tek fiqtë ndihmon në stimulimin e funksionimit të muskujve dhe nervave, balancon lëngun në sistem dhe ruan ekuilibrin elektrol.
  • Pasuria e lëndëve ushqyese tek fiku si vitamina C, E dhe A dhe antioksidantët e fuqishëm, janë shumë të dobishëm për të ushqyer lëkurën dhe për të rinovuar qelizat e lëkurës. /Top-channel.tv /Limit.al