Përbërësit: 1 brokoli, 1 lulelakër, 4 qepë të njoma, 1 limon, kripë, vaj ulliri

Përgatitja: Si fillim ndani brokolin dhe lulelakrën në copa të vogla. I lani mirë dhe i vendosni për t’i zierë në një tenxhere me ujë dhe kripë.

I kaloni në një enë të madhe dhe i grini imët sipër qepën e njomë. Shtoni vaj ulliri, lëngun e limonit dhe e përzieni mirë.

Kjo sallatë përpos vlerave ushqyese, do ju japë edhe ndjesinë e ngopjes.

T’ju bëjë mirë! /Neps.al /Limit.al