“Ndihem më e sigurt në Serbi se nuk ka shqiptarë”, Nita reagon ashpër ndaj Zhaklinës

Nita latifi ka reaguar mbi deklaratën e Zhaklinë Lekatari, e cila shkaktoi bujë në rrjet.

“Hipokrizi e gjallë, marre”, ka thënë ajo në një story të postuar në Instagram.

Kujtojmë që Lekatari irritoi ndjekësit e saj dhe jo vetëm, kur ajo publikoi një foto nga udhëtimi i saj në Serbi duke shkruar që ndihet më e sigurt aty sepse skishte shqiptarë.

“Jam super e sigurt, në një vend ku s’ka shqiptarë”, shkruhej në postimin e Zhaklinë Lekatarit në Twitter. Ndërkohë që Zhaklina, e ka vlerësuar shumë Nitën gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Albania. Ajo e quajti Nitën “Shote Galica e Kosovës”

Deri tani nuk ka ndonjë përgjigje nga ana e Lekatarit, por kuptohet që ka një krisje mes raportit të tyre pas këtij konflikti online./Newsbomb