Nuk dini çfarë të gatuani dhe ju mungojnë idetë për të përgatitur diçka të shijshme për ta vënë në tryezë? Inteligjenca artificiale ju vjen në ndihmë dhe ju sugjeron një recetë të bazuar në atë që keni tashmë në frigorifer.

Sistemi u zhvillua nga studiues në “PeopleTec”, me qendër në Alabama. “Ideja bazë e punës sonë ishte të kombinonim ushqimin e papërpunuar dhe përbërësit e recetës duke analizuar imazhet, kështu që ne i kërkuam një modeli gjuhe të ndërtonte një recetë gatimi të besueshme, duke përfshirë titullin, proporcionin dhe hapat e realizimit”, tha Noever David i cili mori pjesë në studim.

Modeli mund të skanojë frigoriferin dhe të rekomandojë një recetë me ushqimin e disponueshëm. “Përdoruesi bën një foto të produkteve në frigorifer dhe AI ​​gjeneron karta të reja recetash me porosi, duke marrë gjithashtu parasysh parametra të tillë si kostoja, koha e përgatitjes, kufizimet dietike, madhësia e porcioneve dhe plane të shumta vaktesh”.

Për të arritur në këtë rezultat, studiuesit trajnuan modelin llogaritës në më shumë se 2000 imazhe të frigoriferëve të hapur që përmbajnë ushqime të ndryshme të papërpunuara. Si rezultat, AI ishte në gjendje të krijonte një libër gatimi me 100 faqe.

Ideja e studiuesve është ta transferojnë këtë model në një aplikacion smartphone që përdoruesi mund ta përdorë për të marrë receta të reja në sekonda nga një foto e thjeshtë e frigoriferit të hapur. /Telemedia