E bija feston 30 vjetorin, gjuhëtarja Ledi Shamku i bën dedikimin emocionues

Anna Shkreli, vajza e gjuhëtares së njohur Ledi Shamku Shkreli, feston sot 30 vjetorin e lindjes.

Ledi i ka bërë një dedikim të ndjerë të bijës në këtë 30 vjetor, duke i shprehur krenarinë dhe mirënjohjen për çdo zgjedhje të sajën.

Urimi i plotë i Ledi Shamku Shkrelit për të bijën, Anna:

NË NJË 30-VJETOR

Sot u mbushën 30 vjet që ne të dyja rrojmë bashkë, dashnisht dhe lirisht.

Agu i 13 Majit 1993, kur vetë sapo kisha hy në rininë e parë, m’u zbardh nga ty Anna, që u bëre fminia ime e përjetshme, adoleshenca ime e përjetshme, rinia ime e përjetshme e tash je krenaria ime e përjetshme.

Krenaria ime e përjetshme për çdo zgjedhje tënden e për gjithë qytetërimin transhendental (sa të vjetër aq të ri) që ke guxuar t’i japësh vetes e me të cilin ke ngulmuar vijimisht – e për fatin tim të bardhë – të më përsosësh edhe mu.

Shpirtin tim anarkik veç ti ke ditë të ma edukosh me liri.

Unë nuk e di ç’të kam dhënë veç dashnisë amnore pa kushte dhe rebelimit tim ndaj banalitetit; të mbetet ty të ma thuash çfarë. Por unë di mirë se çfarë më ke dhënë ti: më ke dhuru emancipim dhe liri. Me shembullin tënd. A thu të duket pak mam?!

Ke gjithë mirënjohjen time në këtë 30-vjetor tonin bashkëjetese!

Vijo e merrmë me vete, Anna, si mam jo si shoqe, në shtegun tënd të liberator! Liria mbi gjithçka!

Jotja

Mama Ledi”

Kujtojmë se Anna është gjithashtu dhe vajza që i ka vjedhur zemrën Belind Këlliçit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës. /Limit.al