ALARM për BOMBË, mbyllet aeroporti i Podgoricës dhe i Tivatit! Policia URDHËR pilotëve: Mos u ulni

MALI I ZI– Një alarm për bombë në aeroportin e Podgoricës dhe atë të Tivarit ka alrmuar këtë të shtunë Policinë e Malit të Zi. Kjo ka bërë që autoritetet e sigurisë dhe të inteligjencës të vihen në gjendje alarmi dhe nisën menjëherë verifikimet.

Shërbimet e aeroportit u kanë thënë pilotëve të avionit, të cilët duhet të uleshin në Golubovce dhe Tivat pas orës 9, që të vazhdonin të qarkullonin lart dhe të presin derisa policia të përfundojë kontrollin.

Kujtojmë se rastet e alarme për bombë jan shtuar së fundmi në Malin e Zi duke bërë që në disa raste aeroporti i Podgoricës të evakuuohet. Ndërkohë vitin e kaluar pati një sërë alarmesh false për bomba të vendosura në godina të institucioneve shtetërore si dhe në shkolla./Limit.al