Ish banorja e Big Brother Vip ndalohet nga policia, ata i kërkojnë të bëjnë një foto bashkë

Fama dhe shikueshmëria që Big Brother Vip pati këtë vit kaloi çdo parashikim. Shqiptarët treguan edhe njëherë se për disa personazhe dinë të jenë “fansa të çmendur”. Së fundmi modelja Jori Delli, ka postuar një video në Instagram, ku shkruan “Panik”, ndërsa ka zbuluar dhe arsyen se përse është ndaluar nga Policia.

Bukuroshja zeshkane ka thënë se efektivët e Policisë e kanën ndaluar vetëm për të bërë një foto me të. Modelja shprehet se ka menduar se ka bërë ndonjë gjë, por në fakt ata e kanë ndaluar për të bërë fotografi.

“Thashë po bëja ndonjë gjë por donin vetëm fotot, ja ku janë, 1, 2, 3”, thotë ajo në videon që ka publikuar në Instagram./Limit.al