Më mirë të mëson një fatkeqësi sesa një mijë këshilla.

Mos e zgjo trishtimin që fle.

Më mirë bukë të fortë, se asgjë për të ngrënë.

Kur dy vetë grinden, rrallë është faji vetëm në njërën anë.

Më mirë dituri, se pasuri.

Mos e dëshiro atë që nuk mund ta arrish.

Gëzimi që ndahet me një tjetër dyfishohet, kurse keqardhja përgjysmohet.

Ai që dëshiron të këndojë gjithnjë e gjen një këngë.

Lavdrimi i vetvetes ka një erë të keqe.

Nuk shkohet për të gjuajtur atë që është kapur një herë./ Përzgjedhur nga Limit.al