Tronditet Shkodra, vret kushëririn për pagesën e qirasë së shtëpisë, viktima sapo ishte kthyer nga Anglia

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën mesditën e kësaj të marte.
Një 51-vjeçar mbeti i vdekur, pasi u ekzekutua me armë zjarri nga kushëriri i tij.
Viktimë ka mbetur shtetasi Petrit Vuksani, 51 vjeç, ndërsa autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është i afërmi i tij, Lek Vuksani.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 12:15, në lagjen ‘Tom Kola’, ku autori ka hapur zjarr me automatik ndaj kushëririt të tij, duke e lënë të vdekur në vend.
Policia bëri me dije se janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit.
Limit.al mëson se viktima Petrit Vuksani sapo ishte kthyer në vendin tonë nga Anglia.

Dy kushërinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pasi 51-vjeçari ka shkuar në banesën ku ia kishte lënë me qira të afërmit të tij, për t’i marrë lekët e qirasë, ndërkohë që janë konfliktuar më pas.
Autori Lek Vuksani ka hyrë në shtëpinë e viktimës dhe më pas e ka qëlluar për vdekje këtë të fundit./Limit.al

Njoftimi i Policisë Shkodër:
Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Informacion shtesë

Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit L. V., i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V.

Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit L. V../Limit.al