Habit astrologia Meri Shehu: “S’është keq të tradhtosh. Tradhtia ndez emocione”

Astrologia Meri Shehu ishte ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Good Morning Albanians” për të diskutuar rreth parashikimit të yjeve për muajin maj. Duke folur në mënyrë të hollësishme për secilën nga shenjat dhe ngjarjeve potenciale që mund të ndodhin në vazhdimësi, ajo tregoi se maji do të jetë një muaj i ngrohtë dhe i mbushur me dashuri për të gjithë.Kur u ndal konkretisht tek Luani ajo u shpreh: “Në dashuri do jenë shumë personalë, shumë të fshehtë, mund të luajnë me marrëdhënie mistike të cilat nuk mund të deklarohen dot sepse Afërdita në Gaforre i bën Luanët të fshehin marrëdhëniet e tyre ose të krijojnë lidhje jo të mundshme për t’u deklaruar, ‘të tradhtojnë”.

Patjetër që tema e tradhtisë, ndez gjithmonë diskutime dhe polemika të forta dhe çfarë Meri tha në vijim ishte suprizuese. Sipas astrologes, akti i tradhtisë nuk është diçka e keqe pasi çdo njeri është nga pak si “Juda”. Ajo tha: “S’është keq të tradhtosh. Duhet provuar dhe tradhtia, ne të gjithë jemi nga pak Juda. Po nuk e provove dhe ta bësh dhe ta shijosh, nuk ka kuptim. Tradhtia ndez edhe emocione. Ndërsa në rast se tradhtohesh, ajo të bën më të fortë se kur tradhtohesh nuk të ndizen emocione.”

Kur moderatorët e pyetën më tutje rreth tradhtisë, përkushtimit dhe marrëdhënieve Meri u përgjigj:

“Pse ekzistojnë marrëdhëniet sot? Duhet të bësh një emision specifik për këto tema. Patjetër që do ju vij po në bazë të astrololgjisë, nuk dua të dal nga konteksti im.” /Living