Rita Ora merr gjithë vëmendjen e të ftuarve në Met Gala, me thonjtë e saj prej diamanti

Mbrëmjen e djeshme u mbajt Met Gala (ose Met Ball), një event bamirësie i mbushur me yjet e skenës që ndodh çdo vit, të hënën e parë të çdo Maji.

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila njihet për pamjet e saj të guximshme, bëri që vëmendja e gjithë të pranishmëve të kthehet nga ajo me fustanin e punuar nga Prabal Gurung. Jo vetëm fustani, por detaji tjetë i cili mori gjithë vëmendjen ishin thonjtë e saj të zbukuruar në mënyrë perfekte me zgjatime të gjata diamanti që vareshin/

Fustani e saj kishte një dantellë me lule, një kombinim me tejdukshmërinë në disa pjesë të trupit. Ndërsa bishti prej dantellë shtrihej me kilometra pas Ritës dhe poshtë shkallëve ikonike të Muzeut Metropolitan. Rita e kompletoi pamjen me bizhuteri të markës “Buccellati” me vlerë 90 mijë dollarë.

Këngëtarja shoqërohej në evenimentin e vitit nga bashkëshorti i saj Taika Waititi./Limit.al