Përbërësit: 350 gr makarona penne, 150 gr salcë pesto, 100 gr djath i grirë, pak kripë

Përgatitja: Nëse kemi salcën pesto të përgatitur, fillojmë direkt duke vendosur një tenxhere me ujë të bollshëm në zjarr.

Pasi uji ka zier, hedhim kripën dhe shtojmë makaronat penne. I lemë të ziejnë makaronat në kohën e mjaftueshme. Pasi makaronat kabë zier i kullojmë dhe i shplajmë me pak ujë.

Hedhim makaronat në një enë dhe shtojmë direkt salcën pesto. E trazojmë mirë që e gjithë salca të përzihet.

I shërbejmë makaronat penne me pesto dhe sipër i shtojmë pak djath të grirë.

T’ju bëjë mirë! /artigatimit.com /Limit.al