Barcelona ruan distancën nga Real Madrid, triumfon 1-0 në “Camp Nou” ndaj Atletico Madrid

Barcelona mori një rezultat tepër të rëndësishëm ndaj Atleticos së Madridit, duke triumfuar me rezultatin 1-0. Me këtë sukses, katalanasit ruajnë distancën prej 11 pikësh, në krye të klasifikimit të La Ligas nga Reali i Madridit.

Kur kanë mbetur edhe 8 javë kampionat, skuadra blaugrana është gjithnjë e më pranë fitimit të titullit kampion.

Në ‘Camp Nou’ u zhvillua një sfidë e ekuilibruar, me Barcelonën që vendosi diktatin në fushë, por me një Atletico që u mbrojt mirë. Ndeshjen e vendosi Ferran Torres, i cili shënoi golin e vetëm të përballjes, në fundin e pjesës së parë.

Shifrat mbetën të pandryshuara deri në fund.

Me këtë fitore Barcelona shkon në kuotën e 76 pikëve, ndërsa Atletico Madrid mbetet në vendin e 3-të me 60 pikë.

Në ndeshjet e tjera të ditës së dielë në La Liga, Elche-Valecia përfundoi 0-2, Mallorca-Getafe 3-1 dhe Sevilla-Villarreal u mbyll 2-1./Limit.al