Derbi në finale të FA Cup, Manchester United kalon pengesën Brighton, në “Wembley” i pret City

Manchester United u kualifikua për në finalen e madhe të FA Cup, pasi kaloi pengesë Brighton në gjysmë-finale. ‘Djajtë e kuq’ prenë biletën, pas goditjeve të 11-metërshave, pasi të dyja skuadrat nuk arritën dot të zhbllokonin rezultatin për 120 minuta lojë, duke u mbyllur me rrjetat e paprekura.

Skuadra e De Zerbit u tregua një ‘kockë e fortë’ ndaj të besuarve të Ten Hag, ku në disa raste iu afrua rrezikshëm golit. Nga ana tjetër lojtarët e United u kundërpërgjigjën me Bruno Fernandez dhe Sabitzer.

Gjithçka u mbyll 0-0 dhe ekipet iu drejtuan penalltive. Futbollistët e Manchester United u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke triumfuar në fund me rezultatin 7-6.

March gaboi për Brighton penalltinë e 7-të, duke e çuar topin jashtë katërkëndëshit të De Geas, ndërkohë nga ana tjetër Lindelof nuk gabon, që çon skuadrën e tij në finale.

Më herët, Manchester City mundi Sheffield Utd dhe u bë skuadra e parë finaliste e FA Cup. Të besuarit e Guardiolas triumfuan me shifrat 3-0, me të 3 golat e shënuar nga Mahrez.

Kështu në finalen e madhe të FA Cup, më 3 qershor në ‘Wembley’, do të kemi derbin e Manchesterit, United-City./Limit.al