‘Nuk do ia falja vetes’/ Nga sfidat e kampiones tek dashuria për Kosovën, Majlinda Kelmendi rrëfehet përballë Ramës

TIRANË– Majlinda Kelmendi, kampionia e parë olimpike e Kosovës ka qenë e ftuara e kryemnistrit Edi Rama në podkastin e tij ‘’FLASIM’’. Në një intervistë ndryshe me kreun e qeverisë shqiptare Kelmendi rrëfeu sfidat me të cilat është përballur por dhe dashurinë e madhe për Kosovën.

Ajo tha se i është ofruar nga shumë shtete madje me kontrata milionëshe që të përfaqësojë vende të tjera në kampionatet e botës por ajo nuk ka pranuar dhe pse familja e saj përballej me kushte të vështira ekonomike.

Majlinda Kelmendi: Unë jam një ndër ata sportistë që kam pasë oferta milionëshe prej shteteve tjera me i përfaqësu. Gjatë kohës kur mua më kanë ardhur ato oferta prej shteteve tjera, realisht familja ime ka qenë në një situatë shumë të vështirë ekonomike dhe nuk kam qenë e sigurt nëse vendimi është i duhur ose jo. Por, ndihem jashtëzakonisht krenare me veten dhe trajnerin tim sepse ka qenë ai që krejt kohën ka insistuar që ne me mbet në Kosovë edhe me përfaqësu Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Në një rrefim të ndjerë xhudistja u shpreh se nuk do të ja falte kurrë vetes nëse medalja e saj olimpike do të shkonte për një shtet tjetër përveç Kosovës.

Majlinda Kelmendi: Gjithmonë e them se nuk ia kisha falë asnjëherë vetes nëse medalja ime olimpike do të shkonte për një shtet tjetër e jo për Kosovën./Limit.al