Budva renditet e dyta në botë në mesin e destinacioneve turistike për 2023-shin

MALI I ZI– Plazhet e Budvës, natyra, njerëzit, kultura dhe shumë faktorë të tjerë bënë që qyteti që ofron shumë mundësi për turizmin të ia ka dalë që të radhitet i dyti në botë për destinacionet e këtij sezoni veror që po troket, shkruan Booking,com që ka kryer dhe sondazhin.

Sipas faqes së tyre të internetit, me qëllimin për të ndihmuar udhëtarët të zbulojnë destinacionet kryesore që duhet të kenë në radarin e tyre në vitin 2023, Booking.com ka shfrytëzuar tendencat globale të prenotimeve dhe ka ndarë këto destinacione në trend për udhëtarët për t’i eksploruar.

Në vendin e parë të kësaj liste është Sao Paulo, ndërsa e dyta është Budva.

“Budva mund të jetë një qytet i vogël malazez në bregdetin e detit Adriatik, por me pamje të bukur dhe plazhe të bukura me rërë, ofron mundësinë për t’u çlodhur gjatë ditës dhe për të shijuar një festë eklektike gjatë natës”, shkruan Booking.com.

Budva pasohet nga Pondicherry në Indi, Querétaro në Meksikë, Bolzano në Itali, Kota Kinabalu në Malajzi, Kalabaka në Greqi, Santa Fe në SHBA, etj…

Një total prej 24,179 të anketuarish u anketuan në 32 vende dhe territore nxorrën dhe këto rezultate që duket se do të kenë një ndikim në trendin turistik të këtij viti. Të ankentuarit përfshinë 1,014 nga Argjentina, 1,006 nga Australia, 505 nga Austria, 504 nga Belgjika, 1,009 nga Brazili, 503 nga Kanadaja, 1,009 nga Kina, 50,10 nga Colombia 505 nga Danimarka, 1,010 nga Franca, 1,001 nga Gjermania, 500 nga Hong Kongu, 1,005 nga India, 504 nga Irlanda, 504 nga Izraeli, 1,008 nga Italia, 1,003 nga Japonia, 504 nga Meksika, 502 nga Neë1, Hollanda70 , 1009 nga Portugalia, 507 nga Singapori, 1008 nga Koreja e Jugut, 1001 nga Spanja, 505 nga Suedia, 508 nga Zvicra, 500 nga Tajvani, 504 nga Tajlanda, 1006 nga MB, 1009 nga Shtetet e Bashkuara./Limit.al