Gjumi është një pjesë e rëndësishmë e jetës së secilit prej nesh. Së bashku me ushqimin dhe aktivitetin fizik, gjumi është njëra nga shtyllat mbi të cilat bazohet një jetë e shëndetshme dhe e lumtur. Ne nuk flemë gjumë gjatë natës vetëm që të pushojmë. Gjatë kohës kur jemi në gjumë, organizmi dhe truri jonë nuk ndalen së funksionuari. Truri bën ndarjen e informatave të nevojshme nga ato të panevojshmet, të cilat më pas i harrojmë. Trupi liron toksinat e marra gjatë ditës dhe të gjitha qelizat ripërtërihen gjatë gjumit të natës. Prandaj, një gjumë i mirë i natës ka rëndësi jetike për secilin.

Sipas specialistëve, orët e rekomanduara që njerëzit duhet ti kalojnë në gjumë, sipas moshës, janë:
Mosha   /  Sasia e rekomanduar e gjumit:
Të posalindurit— 16 orë
Nga 3 deri në 12 vjeç— Rreth 10 orë
Nga 13-18 vjeç —Rreth 10 orë
Nga 19 deri në 55 vjeç —Rreth 7/9 orë
Mbi 65 vjeç —Rreth 6 orë

Ndër faktorët që ndikojnë në kualitetin e gjumit tonë padyshim është dysheku në të cilin flemë. Dysheku duhet të ndërrohet me kalimin e kohës për shkak se materialet dhe shkuma brenda fillon të dëmtohet.

Gjumi ndikon drejtpërsëdrejti në sistemin endokrin dhe metabolizmin, që ndikojnë direkt në gjenerimin e hormoneve dhe rigjenerimin e energjisë. Gjumi gjithashtu ka rëndësi për rritjen e qelizave, rëndësia e të cilave është e pamohueshme. Gjumi ka efekt direkt në funksionimin e rregullt të trurit, në aftësinë e përqendrimit dhe të ruajtjes së memories. Na bën më elastik kur kemi të bëjmë me vendimmarrjen dhe gjykimin. Gjumi gjithashtu rrit aftësitë motorike dhe reaksionin. Aktualisht po zhvillohen një numër eksperimentesh për ndikimin e pagjumësisë në sëmundjet si diabeti, hipertensioni, obeziteti dhe depresioni. A e dini se pagjumësia rrezikon jetën tuaj? Po, nëse flini në prani të njerëzve që gërhasin atëherë mund të fitoni sëmundjen e quajtur ‘apnea e gjumit’ që është fatale për organizmin e njeriut. Kjo nuk është e tëra.

Çfarë ndodh nëse nuk plotësohet nevoja për gjumë? Duke mos fjetur sa duhet, personi grumbullon një borxh që zakonisht duhet paguar (me gjumë). Kjo mund të përfshijë gjumin shtesë. Nëse njeriu fle më pak sesa trupi ka nevojë, ndjen lodhje, vështirësi në të menduar, shton rrezikun për aksidente, komplikime shëndetësore p.sh: shtim në peshë. Megjithatë, disa studime të kohëve të fundit kanë treguar se borxhi i gjumit nuk mund të shlyhet. Pra sa më shumë të kujdesemi për një gjumë të shëndetshëm, aq më shumë do kemi benefite nga shëndeti ynë.

/Limit.al