Organizatorët kanë shitur 1.8 milionë bileta për Kupën e Botës në Katar – deklaroi të mërkurën FIFA, organi qeverisës i futbollit botëror, përpara raundit tjetër të shitjes së biletave që hapet të martën, më 5 korrik.

Ekziston një kategori e veçantë biletash në dispozicion vetëm për banorët e vendit pritës dhe tifozët e Shtetit arab të Gjirit kanë blerë numrin më të madh të biletave, tha FIFA.

Përveç Katarit, vendet ku tifozët kanë blerë bileta janë Kanadaja, Anglia, Franca, Gjermania, India, Arabia Saudite, Spanja, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara, deklaroi FIFA në një njoftim për shtyp.

Një zëdhënës deklaroi se FIFA parashikon të ofrojë 3 milionë bileta në total për ndeshjet gjatë 28 ditëve të turneut, që do të nisë më 21 nëntor.
Ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës janë mbyllur dhe 32 vendet në dispozicion për turneun janë siguruar.
Faza tjetër e shitjes së biletave do të qëndrojë e hapur deri më 16 gusht dhe blerja e biletave do të konfirmohet në momentin e pagesës.

Faza e fundit e shitjes së biletave, një shorte i rastësishëm, u mbyll në fund të prillit.

/ ESPN