FASHIZMI E KOMUNIZMI KANË MARRË PUSHTETIN ME DHUNË E GJAK!
 

IDRIZ ZEQIRAJ

     Fashizmi hitlerian dhe komunizmi enverian, kanë ardhur në pushtet, duke shkelur mbi kufoma. Njëjtë mori pushtetin edhe Qeveria e Përkohshme e Kosovës, e krijuar nga Tirana zyrtare social-komuniste. Po të mos ishin ndërkombëtarët, kjo qeveri do të ishte si ajo e filosllavit Enver Hoxha, e cila ishte tipike fashiste, për afro gjysmë shekulli.
    Reformat në drejtësi, pasurimet kriminale e hajnore të disa “biçim komandantësh” dhe të ortakëve të tyre, familjarë e dosta, ka trazuar shpirtërat mëkatarë të tyre. Andaj, po i organizojnë krerët e Shoqatave, me emërtime të shenjta, por, me veprime të errëta e kriminale, siç ishte organizimi i protestave vandaliste të 2004-ës, me skenar e urdhër të Beogradit, ishte po kjo garniturë oganizuese e protestuese, të cilët sollën decentralizimin dhe “Zajednicën”! Këta horrakë, nuk janë ndëshkuar, për krimin e 2004-ës, duan ta përsërisin krimin e radhës në 2022!
     Protestat e njëkohshme të arsimit, shëndetësisë, veteranëve dhe të disa sindikatave tjera, janë organizime të drejtëpërdrejta të partive-banda të PAN-it, me strukturat e SHIK-ut, e degëzimi i  tij  “Shqiponjat e Zeza”.
     Gjithçka është falsifikuar, kriminalizuar:
– Qindra viktima janë bërë dëshmorë, për t`u paguar;
– invalidë, me ndonjë cifël të granatës, por, që “invalidi” u ngjitët bjeshkëve, si dhija, merr invaliditët të plotë, sikur të ishte në karrocën invalidore. Plagë të tilla kanë qindra qytetarë, por nuk marrin asgjë dhe as që i ka përfillur kush, për t`i regjistruar;
– ish-ushtarët e TMK-së, marrin pesnion të majmë, edhe pse punojnë;
– ish-ushtarët e FSK-së, gjithashtu, paguhen rrast;
– kushdo që shpikë ndonjë djallëzi, nën maskën e “UÇK-së”, zhvatë “meritueshëm”, buxhetin shtetit të Kosovës…
     Kam menduar se shpërblimi i  veteranit, do të bëhet shtesë e pensionit të moshës. Por, si duket, kjo është vështirë të realizohet, sepse faji fillestar është bërë, me fillimin e dhënies të parave kuturu, paushall, pa asnjë kriter. Paraja ka errësuar arsyen, ndërsa ndërgjegja atdhetare, është dhjerë!
      Të ngulmosh, që me shantazh, kërcënime e gjak, të realizosh qëllimin e poshtër e kriminal, që për 12, e shumta, 13 mijë veteranë të vërtetë, të paguhen 52.000 “veteranë” të rremë, është hajni zyrtare dhe krim i ndyrë, karshi shtetit, Atdheut.
      Mjafton, qoftë, edhe vetëm ky fakt, që në asnjë rrethanë, Qeveria Kurti, nuk duhet të pranojë asnjë presion e kërcënim, të porositur nga banda-unike PAN-iste! Kurti, me shokë, nuk është i shantazhuar, si pararendësit e tij Hashimi, Ramushi, Isa… Qeveria Kurti i ka premtuar popullit të Kosovës menaxhimin korrekt të buxhetit, të djersës së tyre. Dhe, nëse paguhen 52 mijë “veteranë” të rrejshëm, premtimi i tij menaxhues, “bie në ujë” dhe haraçin miliardësh, do ta paguajë, në dekada radhazi, populli.
     Nëse nuk pranohet pritja, deri në moshën e pensionimit, për t`u dhënë shpërblimi i veteranit, si shtesë e pensionit të punës, atëherë, kjo shtesë, e cila do të quhet – shpërblim për rrjeshtimin në luftën për çlirim -, assesi nuk duhet të kalojë shifrën prej 100 euro. Pëndryshe, këta do të shëndrrohen në mercenarë. Veteranët e papunë, të kompensohen nga fondi social. Ndërkohë, punësimi i veteranëve të jetë prioritet. Dhe, kur bëhet fjalë për 13 mijë veteranë të vertetë, të shpërndarë nëpër komuna, punësimi do të jetë i shpejtë.
     Me kursimin e milionave të abuzuara, për “veteranët” e rremë, që, fillimisht, duhet të bëhet ndërprerja kolektive e pensioneve aktuale, sepse ata “nuk janë me bythë në prush”, duke ua rezervuar atyre që mbetën në listën e pastruar, do të zgjidhej jeta sociale në Kosovë.
     Për partitë- banda të PAN-it, të cilat, disa krerë të LVV, kanë filluar t`i rehabilitojnë, sikur të kenë therur viça dhe jo njerëz; sikur të kenë vjedhur pula dhe jo miliona, duhet “treguar vendi”! Kërcënimi i njerëzve të cilësuar, përshkak të detyrës, siç janë zyrtarët e lartë, përfshi edhe deputetët, penalizimi është i parathënë. Dhe, zinxhirosja duhet bërë, si për kafshët të rrezikshme.
     Përndryshe, LVV, nëse lejon aventurierë e rrugaçë, ta bëjnë ligjin, atëherë, zhgënjimi i popullit do të jetë fatal, jo vetëm për Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe për Kosovën mbarë!