Raportuesi i Parlamentit Evropian për dialogun me Moskën dhe ish-kryeministri i Lituanisë, Andrius Kubilius, ka deklaruar se Serbia duhet të bëjë një zgjedhje në politikën e saj të jashtme.

“Ose të vazhdojë marrëdhëniet e saj me regjimin e Putinit, të cilin shumë e quajnë fashist ose Serbia të lëvizë në drejtimin e politikës së Bashkimit Evropian, që të mbështetet Ukraina, që të kundërshtohet regjimi i Putinit dhe për të parë mundësinë e një Rusie tjetër pas tij”, tha Kubilius për N1.

Kujtojmë se eurodeputetët po i kërkojnë komisionarit të BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell që të sanksionojë 13 individë të përfshirë në persekutimin e liderit të opozitës ruse Vladimir Kara-Murza dhe rezoluta e Parlamentit Evropian për Serbinë përfshin një amendament që shpreh shqetësimin për përgjimin e dy opozitarëve rusë në Beogradit dhe ofrimit të informacioneve rreth tyre te shërbimet ruse të sigurisë.