Problemet e shikimit te fëmijët janë rritur ndjeshëm, sidomos me rritjen e përdorimit të teknologjisë.

Nga vizitat okulistike rezulton se një në 3 fëmijë ka probleme dhe dëmtime të syrit.

Probleme të cilat  po hasën që në moshat e vogla pediatrike dhe nëse nuk kapen në kohë ato nuk mund të riparohen.

Sipas okulistëve, problemi që mbizotëron te fëmijët është miopia.

Kur duhet bërë vizita e parë e syve të fëmijëve?

Shpesh prindërit pyesin me të drejtë se kur është mirë të bëhet vizita e parë okulistike për fëmijët e tyre.

Në fakt, kontrolli i parë bëhet që sapo lindin nga neonatologu, duke i kushtuar kujdes të veçantë bebeve me risk të lartë në sëmundjet e transmetuara gjenetikisht dhe prematurëve nënpeshë para se të largohen nga repartet e materniteteve.

Një kontroll i mëtejshëm i specializuar u duhet bërë të gjithë fëmijëve nga 6 deri në 9 mujorin e parë të jetës dhe kryesisht në periudhën e vaksinimit.

Më vonë kontrollet mund të kërkohen nga pediatri ose dhe nga prindërit në rast se vërejnë diçka që nuk shkon në sytë e fëmijëve të tyre.

Zhvillimi i sistemit viziv imponon më tej një vizitë mes vitit të 2 dhe të 3 të jetës. Ky kontroll bëhet me qëllim diagnostikimin në kohë të problemeve refraktive ( miopia, astigmatizmi dhe hipermetropia), të problemeve të lëvizjes okulare ( strabizmi, sindroma okulare, nistagm) dhe ambliopisë (syrit dembel).

Çfarë ofron SIGAL UNIQA

Çdo klient i “TeleShëndet” nga SIGAL UNIQA përfiton një vizitë okulistike falas në një prej klinikave më të njohura në Tiranë “Tom’s Optic” ndërsa përfitojnë 3,000 Lekë zbritje në momentin që blini lente ose size optike.

https://sigal.com.al/teleshendet/#Top-optics

Çfarë është TeleShëndet?

TeleShëndet është një aplikacion, i cili nëse shkarkohet në telefonin tuaj, ju mundëson të komunikoni 24 orë në ditë, 7 ditë të javës me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.

Mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekët më të mirë duke shmangur radhën nëpër spitale dhe duke evituar edhe shpenzimet monetare.

Përfitime të tjera nga Teleshëndet:

–           Komunikim me mjekun 24/7 me të cilin mund të konsultoni:

–           Interpretimin e ekzaminimeve të kryera

–           Konsultë me mjekun për shqetësimet shëndetësore

–           Krijimin e një kartele mjekësore personale

–           Check up vjetor për ju ose një familjar pa limit moshe me këto analiza pranë klinikës MultiMedical: Gjak komplet, Urinë komplet, Glicemi esëll, 1 Echo me zgjedhje, Kolesterol, Sgpt, Sgot, Azotemi, Kreatinemi, EKG + Vizite, Interpretim analizash

–           Zbritje deri në 50% në rrjetin mjekësor të SIGAL UNIQA https://sigal.com.al/sherbime-dhe-kontakte/rrjeti-yne-mjekesor/

–           Zbritje të dedikuara për COVID në klinikën Pipero Care

–           Zbritje të dedikuara për shtatzëni në klinikën MultiMedical

–           Zbritje të dedikuara për shërbime dentare në klinikën Dental Care One

Çmimi?

5,000 Lekë paketa individuale dhe 10,000 Lekë ajo Familjare (4 persona)

SIGAL UNIQA, rëndësi të veçantë shëndetit të fëmijëve

Vetëm gjatë vitit 2021, SIGAL kishte të siguruar 17,230 fëmijë, nga të cilët 4,573 me “Shëndet Privat”, 7,388 me “Shëndet në Udhëtim” dhe 5,269 nga “Aksidente Personale”.

Ndërkohë edhe numri i të dëmshpërblyerve është po kaq i lartë.

Një shembull konkret është ai i 13-vjeçarit H.L, i cili pësoi një dëmtim teksa pushonte në një resort në Antalya të Turqisë.

Ai u transportua në një prej spitaleve më të mirë të zonës, “Özel Akdeniz Hastanesi Manavgat” dhe falë Sigurimit “Shëndet në Udhëtim” nga SIGAL UNIQA me vlerë vetëm 4 euro ai mbuloi kostot spitalore deri në 5500 euro.

QERSHORI, MUAJI DEDIKUAR FËMIJËVE

Fëmijët kanë nevojë për shërbime të vazhdueshme mjekësore kur sëmuren, lëndohen apo kur përballen edhe me sëmundje kritike për jetën.

Për këtë arsye kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, vjen me një super-dhuratë për fëmijët dhe prindërit e tyre.

Të gjithë fëmijët me “TeleShëndet”, sot në datë 1 dhe gjatë gjithë muajit qershor përfitojnë 50% ulje në rrjetin mjekësor ekskluziv SIGAL.

Fëmijë të shëndetshëm, prindër të lumtur… me SIGAL UNIQA Group Austria

Për çdo pyetje kontaktoni në:

Whatsapp: +355 68 60 62 829

E-mail: info@uniqa.al