Presidenti i SHBA-së Joe Biden shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të rrezikut të mungesës së kapaciteteve për prodhimin e energjisë elektrike dhe zgjati përjashtimin nga taksat për importin e paneleve diellore nga Azia, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Energjia elektrike është një pjesë themelore e jetës moderne që fuqizon shtëpitë, kompanitë dhe industrinë. Është thelbësore për funksionimin e sektorëve kryesorë të ekonomisë, si dhe spitaleve, shkollave, transportit publik dhe mbrojtjes. Edhe ndërprerjet e izoluara të energjisë mund të kenë pasoja katastrofike shëndetësore dhe ekonomike”, tha Biden në një deklaratë.

Ai tha se tani nevojitet një sistem energjetik i fortë dhe i besueshëm dhe se kjo nuk është vetëm një nevojë themelore njerëzore, por është kritike për sigurinë kombëtare dhe çështjen e mbrojtjes.