Luani, Ujku e Dhelpra

Tre gjahtarë me famë,

Dolën për të gjuajtur

Luginës me piskamë!

 

U pajtuan për prenë

Ta ndajnë në tri pjesë,

Ndaj pa humbur kohë

Fillojnë në mëngjes.

 

N’perëndim të diellit

Merr fund aksioni…

Me një ka, dash e gjel

Kurorëzohet misioni.

 

Luani i thotë ujkut

Ndaje prenë në vepër:

-Ty kaun, mua dashin,

Gjelin zonjës dhelpër!

 

Zemërohet Luani

Me forcë e godet,

Duke e plandosur

Sikur një tërmet!

 

Pastaj i drejtohet

Dhelprës me ren’:

-Eja moj fisnike

Na e ndanë prenë!

 

Gjelin për mëngjes

Drekës kaun me brirë,

E dashin për darkë

Ty të bëfshin mirë!

 

Buzëqeshet Luani

Kush të mësoi oj lule ftua?

-Ai që po shpurth

Atje poshtë në përrua!

 

Sevdail Hyseni

(Ilustrimi marrë e përpunuar nga interneti)