Organi qeverisës më i lartë evropianë, UEFA, raportohet se do të ndërrojë ligjin që e lejon një shumë të caktuar të shpenzimeve nga klubet me një sistem të ri që lejon ekipet të shpenzojnë vetëm 70% të ardhurave të tyre.

Po ashtu, gazetari Tariq Panja raporton se ato skuadra të cilat nuk e përfillin këtë ligj, duke kaluar limitin e lejuar do të rezultojë me heqje pikësh ose largim nga Liga e Kampionëve, përcjell KosovaPress.

Kjo gjë nënkupton që skuadrat me pronarë të pasur si Newcastle United, Paris Saint-Germain, Manchester City e shumë të tjera do të kenë probleme që të transferojnë disa yje në skuadrat e tyre.

Ndërkaq, klubet do të kenë një periudhë adaptimi prej tre vitesh para se të përgatiten për rregullat e reja.

Pjesëtarët e Bordit Ekzekutiv të UEFA-s do të votojnë për rregullat e reja më 7 prill.