I Ftuar Nderi Dr. Bujar Leskaj,
Deputet i Qarkut të Vlorës së Ismail Qemalit në Kuvendin e Shqipërisë,
Ish Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve të Shqipërisë,
Ish Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit,
Në shkurt 2009 organizoi një Simpozium Shkencor për Kosovën në qytetin e Vlorës dhe më 2022 ishte nisiator për ngritjen e përurimin e Muzeut Kosova në Vlorë
Kur ishte Ministër i Kulturës e organzoi “Muajin e Kulturës Shqipëri-Kosovë, kreu integrimin kulturor Shqipëri-Kosovë,
Ishte më kryesori organizator për vendosjen e Shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë dhe së shpejti edhe në Shkup.
Ka ngritur me dhjetra herë zërin në Kuvendin e Shqipërisë dhe në veprimtari të ndryshme për Kosovën, duke ndërmarrë nisma konkrete, trajtuar problem madhore kombëtare, etj.
Dr. Bujar Leskaj është edhe Zv/President i Bordit Botues të “Gazeta e Alpeve” – Media PanShqiptare-NdërBallkanike-EuroAtlantike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut), e vetmja gazetë shqiptare-print që shpërndahet në të gjithë Rajonin Ballkanik Shqiptar, organizatore e “Takimit të Madh të Prishtinës, 13 Maj 2022”, në bashkëpunim edhe me institucione të Kosovës.