Çmimi i Madh i MotoGP Indonezia 2022 është shtyrë për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Shiu i madh goditi pistën e Mandalika rreth gjysmë ore para fillimit të garës. Madje, edhe një vetëtimë e madhe goditi pistën, por fatmirësisht nuk pati pasoja, shkruan Insporti.

Ndryshe, edhe tetë herë kampioni i botës, Marc Marquez është përjashtuar nga gara e Grand Prix të Indonezisë për shkak të një tronditjeje të pësuar pas përplasjes së tij të madhe gjatë fazës së nxemjes.