Është hedhur sot shorti për çerekfinalen e Europa Ligës në Nyon të Zvicrës, selia e UEFA-s.

Tetë ekipet që kaluan tutje në çerekfinale të Europa Ligës kanë mësuar sot kundërshtarët e tyre.

Ekipi gjerman Leipzig është nikoqir i ekipit italian Atalanta. Pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante.

Eintracht Frankfurt do të mirëpres ekipin e Barcelonës. Ndeshje e lehtë në letër për ekipin e Xavi Hernandez.

Wets Ham United është nikoqir i Lyonit. Ekipi anglez bëri sensacion pasi mposhti Sevillan në raundin e 1/16 të Europa Ligës. Pritet të jetë ndeshje interesante.

Braga do të mirëpres ekipi e Skocisë Rangers në kuadër të çerekfinales së Europa Ligës.

Ndeshjet e para të çerekfinales do të luhen më shtatë prill, ndërsa ndeshjet e dyta më 14 prill.

Finalja e Europa Ligës do të zhvillohet më 18 maj në stadiumin ‘Roman Sanchez- Pizujan’ të Sevillas.