Nga Kumrie SHALA 

 

Nuk lejuat që fisi e plisi të jenë pa zot

Pa tokë e pa kokë

Edhe pse është kohë tmerri

Dija nuk vlerësohet

Se ajo përbuzët e harrohet

Aty ku nuk ka dije s’ka respekt

S’ka njerzillëk

S’ka organizim e as shtet

Jo nuk ka as lumturi

As pushtet dhe as dashuni

Jo nuk ka as lumturi

As pushtet dhe as dashuni

Do të punoj fort për inate

Çdo sukses do ta fus në punë

Vlerat dhe kontributin e të parëve të mi

Nuk do e humb askund

Me punē do e mund çdo sfidë e fortune

Edhe nëse shpirtin për të do e humbë

Nuk do ta lë të shkoj si qeni në rrush

Ta mbështjellin ta bëjnë tarabush

Do e vëjë ne vijë e në pah Ku njohën llagapin e troallin

Prej Sarajave të Bardha e në derë Stambolli

Emri i fisit Shaljanë e dera

Ali Dushit, Bellagji ku e mbrojti plisin e fisin Krajli e mbreti ia kanë pas zili

Luftuan për vatan e për shqiptari Shaljantë ky fis malësori luftuan për A’të e fe

Tafë Avdyl Shala kishte pas ba be

Nuk do ndërroje kurrë këtē fe e as plisin s’do e lë Nëse është nevoja vdes më të

Do e mbroje me krenari Këtu i thonë shqiptari Jo krajli e as shkini Mos t’i humbim rrënjët e lisit e të plisit

T’i jetojmë me fis e plis E lisi i vjetër në oborrin shekullor Më rrënjë shtatëpash nën tokë Dhe lidhur me shokë e me plis në kokë

Se këtu lindi fisi e E me fanatizëm e rujtën lisin

Më krenari e me jetë e mbrojtën plisin.