Cristiano Ronaldo e riktheu Manchester Unitedin në top katërshen e Premier Ligës me një hat-trick-un e tij kundër Tottenhamit, duke e shkruar emrin e tij në histori si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

Sipas statistikave zyrtare të FIFA-s, totali i ri i Ronaldos prej 807 golave në karrierë eklipson rekordin e gjatë të Josef Bican që i kishte shënuar 805 gola.

Për këtë arritje të madhe në karrierën e tij, Ronaldo ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetët sociale ku ka thënë se ndihet krenar për një arritje kaq të madhe.

“Krenar që kapërceva një sfidë tjetër duke u bërë Golashënuesi më i mirë i klubeve të botës, vetëm 6 muaj pasi u bëra golashënuesi më i mirë ndërkombëtar në botë. Asgjë veçse respekt për Romárion, një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave! Faleminderit të gjithë lojtarëve që kam takuar gjatë karrierës sime, falë të gjitha klubeve që kam përfaqësuar, faleminderit të gjithë tifozëve të mi dhe mbi të gjitha falë familjes sime të mrekullueshme. Nuk mund ta kisha bërë asgjë pa ju!”, ka shkruar ylli portugez.