Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme plenare projektrezolutën në mbështetje të Ukrainës, duke dënuar agresionin rus.

Në këtë rezolutë, ku dënohet agresioni rus, thuhet se Shqipëria dënon me forcë agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe shkeljen e rëndë nga ana e Federatës Ruse.

Po ashtu, në këtë dokument shprehet dakordësia se vendi ynë mbështet sanksionet ekonomike dhe masat diplomatike të ndërmara nga partnerët strategjikë ndaj Federatës Ruse, dhe ndihmën ushtarake dhe humanitare për Ukrainën dhe popullin e saj.