Histori e vertete nga ILIR SECI

Si sot me 5 Mars të vjetës 1953, Josif Visarianoviç Stalini bani të vetmen punë të mirë në jetën e tij – ktheu patkonjtë ka Dielli ose thanë shul shqip – vdiq…
Në Shqipnine Socialiste per dekë të Stalinit u ba gjamë e madhe, gjamë kolektive, Partia angazhoi tanë vendin me e qa prijesin…tanë popullit iu ba thirrje që anembanë atdheut socialist me ra në gjunj e me vajtua “Babën Stalin”…
…Mirë e si asht ma zi, bash atë ditë nji Malsor qillon që bjen në Shkoder me ba pak pazar edhe me krye do punë, e kur i afrohet shehrit, sheh n’tana anët gjind ka kjajnë edhe vajtojne…
– “Heu Nimo Zot e Ora e Maleve” – lutet Malsori…e me vedi mendon – “Kenka ba nami, tuk paska ra tërmet e rrafshue Shkodra.”
Mbledh pak vedin nga tronditja Malsori e dvet nji truç njerezish që po gjamojshin tue grrithë faqet e tue çkye teshat :
– “Çka ka ba vaki burra?! Pse je ka gjamoni kshtu?”
– “A ba e zezë dita, a s’ke ndie a? Ka vdekë Baba Stalin more!” – i thonë…

– “Hajt kjofshi shndoshë për të edhe e ndihmoftë Krishti! Dritë i pastë shpirti” – ban zakonin Malsori…

– “Mos!” – i bërtitën tanë njiherit – “mos thuej njashtu se nuk ban!”

– “Me falni burra” – tha Malsori – “shaZoten nuk e dita që kenka mysliman! Atëherë Allahu e ndihmoftë edhe e pranofte në xhenet!”

“Jo, jo, jo…” – iu lëshuen tanë – “as ashtu nuk ban me thanë.”

-“Heu bre…hajt pra hangertja Dreqi shpirtin! Krisht jo, Muhamet jo, po çka drejn asht ai!?” – u tha Malsori…

…Sigurimi në kambë në tana anet e nji ta mbërthye të ngratin e rrasë në burg, 8 vjet të rrasta burg i ka ba nja m’nja për ate fjalë…

Histori e vertete…